Kroaci, vdes personii dytë nga gripi H1N1dhjetëra në spital
ZAGREB- Kroacia regjistroi vdekjen e dytë këtë sezon lidhur me virusin e gripit H1N1 ndërkohë që rreth 50 persona të prekur nga i njëjti virus janë shtruar në spital në Zagreb, njoftoi sot televizioni kombëtar HTV, që citon një burim mjekësor.
Një pacient 53 vjeç, i shtruar në fillim të janarit në klinikën e sëmundjeve infektive të Zagrebit, vdiq për shkak të komplikacioneve të ndryshme të shkaktuara nga gripi H1N1.
Janë shtruar në spital 48 pacientë të cilët paraqesin simptoma të gripit, pesë prej të cilëve në gjendje të rëndë janë shtruar në klinikën e Zagrebit, shtoi i njëjti burim.
Viktima e parë e këtij dimri nga virusi H1N1 në Kroaci, një burrë 60 vjeç, vdiq në fund të dhjetorit në Zagreb.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur në gusht 2009 përfundimin e pandemisë së gripit H1N1 që përfshiu planetin përpara një viti, përpara se të rezultonte e moderuar dhe dukshëm më pak e dëmshme se sa një grip i thjeshtë stine.
(e.n/ata/BalkanWeb)