E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fundi i neo-bllokmeneve, me 8 maj"

Kryeministri Berisha ka deklaruar dje ne Elbasan, se me 8 maj te ketij viti te gjithe neo-bllokmenet dhe ata qe punuan kunder vendit per t'u zene rrugen drejt Evropes shqiptareve, do te marrin pergjigjen e merituar. Kreu i mazhorances ka marre pjese dje ne 20 vjetorin e themelimit te PD te qytetit te Elbasanit, ku ne kete aktivitet ai shoqerohej nga ministri i Brendshem Lulzim Basha, kryetari i PD dhe deputeti i ketij qarku, Luciano Boci, deputete, drejtues dhe ish-themelues te Partise Demokratike te ketij qyteti. Kryeministri falenderoi gjithe ata burra, gra, te rinj dhe te reja, qe 20 vjet me pare iu bashkuan levizjes me te madhe pluraliste ne vend, duke themeluar pluralizmin politik dhe PD. "Sot, tha kryeministri, ne ndihemi me krenare se kurre dhe e festojme me te lire se kurre, 20-vjetorin e themelimit te pluralizmit ne qytetin e Elbasanit dhe mbare Shqiperise, duke levizur pa viza ne mbare Evropen dhe kete e deshmuan shqiptaret me se miri ne festat e fund vitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri". Ai beri thirrje per te ecur te vendosur, me mundin, djersen, perkushtimin, mencurine e shqiptareve dhe per te shnderruar ne vlera, pasurite perrallore, natyrore, njerezore te ketij vendi. "Le te ecim ne, te sigurt drejt 8 majit, e cila eshte dita tjeter e fitores sone. Nje grup i vogel neo-bllokmenesh, kerkon t'ju zere ju rrugen. Nje grup i vogel neo-bllokmenesh kerkon t'ju ktheje juve te shkuaren, nje grup i vogel neo-bllokmenesh, perpiqen te shkelmojne voten tuaj, perpiqen te bllokojne buxhetin tuaj, perpiqen te bllokojne te ardhmen tuaj dhe te shqiptareve. Le tu themi ne ketu, ketyre zoterinjve, ketyre shokeve se 8 maj, do te jete 22 marsi i eterve tuaj, do te jete fundi juaj", deklaroi Berisha. Teksa ka bere thirrje qe te gjithe shqiptaret te bashkohen rreth vlerave, rreth botes se lire, respektit te hekurt ndaj lirive te njeri-tjetrit, ndaj besimeve te njeri-tjetrit, te bashkohen te sigurt ne te ardhmen Evropiane. "Arritjet e ketyre 20 viteve i pershkroi me bukur, me ndershem se kushdo tjeter nje mik i shquar i Shqiperise dhe shqiptareve. Ky mik do te deklaronte, se rrugen e keni pasur te gjate, me te gjaten se te gjithe te tjeret, por askush, asnjehere nuk e ka pershkruar ate ne nje kohe me te shkurter sesa ju. Po kjo eshte e verteta, ndaj dhe le te ecim ne me besim te madh tek vetja, tek njeri-tjetri, njelloj si ne vitet 1990, le te ecim ne me besim te madh tek Shqiperia, e cila sot eshte anetare e NATO-s, e cila sot ecen e sigurt drejt BE, e cila sot eshte shpallur destinacioni kryesor turistik ne bote, e cila sot per qytetaret e saj beri qe te levizin te lire ne mbare Evropen",-tha Berisha. "Ne duhet te ndihemi krenare, me njeri-tjetrin, sepse ne kemi provuar perkushtimin tone te plote, ndaj lirise, demokracise, vlerave te saj. Ne votuam te lire ne 2007, ne votuam te lire ne 2009 dhe ne do te votojme te lire ne 2011, ne 2013, ne 2016 dhe perhere", nenvizoi ai.
S.P

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›