E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Opozita nuk ndoqi rrugën e institucioneve

Gjatë një konference shtypi, Meta u shpreh se PS-ja nuk ndoqi rrugët e duhura për të hetuar zgjedhjet.

“Fakti që ajo ka injoruar për të zgjidhur mosmarrëveshjet që ka me maxhorancën në rrugë institucionale dhe kushtetuese është fakti që iu injorua mundësia e kërkesës së saj në Gjykatën Kushtetuese, duke i hapur rrugë pretendimit të saj dhe kërkesës së saj për të bërë hetimin e kutive apo për t’u bërë rinumërimin, apo sikurse u injorua edhe mundësia që iu ofrua për të bërë një interpretim edhe nga Komisioni i Venecias si një institucion ndërkombëtar, i paanshëm dhe i pranuar nga të gjithë si institucioni pikë reference për çështjet e ligjit, atëherë kjo është një zgjedhje e saj”, deklaroi ai. I pyetur se do të ndikojë ky ngërç në integrimin e vendit, Meta u shpresonte se besonte që politika e re do të ishte brenda institucioneve dhe se transparencën e garanton ligji.

“Ju e dini qëndrimin që ne kemi pasur si LSI ndaj kodit zgjedhor PS-PD, i cili ka edhe përgjegjësi për shumë nga problemet të listuara shqetësuese në zgjedhjet e fundit të 28 qershorit. Ne kemi kërkuar që pas zgjedhjeve që të përmirësohet kodi në mënyrë transparente dhe opozitës i janë ofruar të gjitha mundësitë që të ketë rol përcaktues, rol lidershipi në këtë proces të garantimit të mëtejshëm të transparencës nëpërmjet një kodi më demokratik, por edhe më të qartë për të zgjidhur mosmarrëveshje si ato për të cilat është debatuar deri më tash”, ka thënë Meta. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-07 16:12
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›