Dy aksidente me 2 të vdekur, brenda pak orësh
TIRANE- Dy persona kanë humbur jetën në 2 aksidente të ndryshme rrugore. Një 75 vjecar humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident rrugor në afërsi të fshatit Libonik, në aksin Korçë- Pogradec.Viktima Hekuran Spaho është përplasur nga një automjet, teksa po kalonte rrugën së bashku me një tjetër person.
Makina u largua nga vendi i ngjarjes, dhe vetëm sot në mëngjes policia mundi të ndalojë automjetin, TR 4426 R, dhe drejtuesin e saj, 21 vjecarin Pjer Pojanaku. Shkak i aksidentit mësohet se ka qenë shpejtësia e madhe e mjetit tip Benz.
Aksidenti i dytë u shënua mëngjesin e sotëm pranë fshatit Plykë, në aksin Lushnje- Fier. Sipas policisë, automjeti me të cilin udhëtonte Klodian Mile, 29 vjec, ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe duke përfunduar në kanal. I riu nga Durrësi gjeti vdekjen e menjëhershme.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)