E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, minatorët: Nëse Kuvendi s'reagon, greva e re, më e dhimbshme

BULQIZE-Minatorët e Bulqizes kane rinisur sot paradite protestat e tyre në ambientet jashte territorit të kompanisë ACR.
Ata kanë deklaruar se presin sot nje reagim nga parlamenti, që nëse nuk do të ndodhe paralajmerojnë se do të përcaktojne detajet për zhvillimin e grevës së urisë. “Do presim reagimin e parlamentit, nëse nuk reagon sot do hyjmë në grevë urie. Greva e re do të jetë më dhimbshme se e para”, kërcënuan sot përfaqësia e minatorëve.

Pasi kanë ndërprerë punën prej 2 muajsh, minatorët edhe sot janë mbledhur rreth orës 07:00 të mengjesit në proteste.

Minatorët para dyerve të ACR-së janë shprehur se kerkojne ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për konscensionin e minierës së Bulqizës. Minatorët kërkojnë që Parlamenti të marrë masa urgjente dhe firma të plotësojë kërkesat e tyre ose të largohet. Minatorët deklaruan se kanë vendosur që të mos dërgojnë fëmijët në shkollë për shkak të mungesës së librave dhe veshjeve.

Minatorët kanë hedhur poshtët propozimin e ACR-së për anashkalim të Sindikatës në bisedimet ndërmjet palëve. Minatorët kanë nënvizuar se nuk do e anashkalojnë sindikatën.

Nëse parlamenti nuk do miratojë këkesën deri të hënën, minatorët kërcënojnë se do përshkallëzojnë protestat deri në rinisjen e grevës sërish.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›