E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy aksidente në Durrës, 1 i vdekur dhe dy plagosur

Dy aksidente me pasojë vdekjen e një personi dhe të plagosjen e dy të tjerëve janë shënuar ditën e sotme në qarkun e Durrësit.
 

Aksidenti i parë me pasojë vdekjen e një personi, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ka ndodhur në hyrje të qytetit të Durrësit. Viktima ka qënë duke kaluar rrugën në momentin kur është përplasur nga një automjet.
 

Ndërkohë aksidenti i dytë ka ndodhur në Gjirin e Lalzit ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve janë plagosur dy persona.
 

Ndërkohë policia po vijon për zbardhjen e plotë të dy aksidenteve të ndodhura sot në qytetin bregdetar të Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›