E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Berisha 132 minutat në det, t’i kalojë nëntoke me minatorët

TIRANË-Partia Socialiste e ka konsideruar si shumë të rëndë gjëndjen që po mbizotëron në minierën e Bulqizës, por shpreh edhe solidarizimin e saj me grevën e minatorëve.
Në një intervistë për NEWS24, sekretari ekonomik ne PS, Ervin Bushati kritikon në mënyrë të ashpër strukturat shtetërore, që nuk e kanë marrë seriozisht këtë cështje.

Bushati akuzon edhe kryeministrin Berisha, i cili sipas tij nuk duhet t’i tregojë publikut rekordet e veta personale, por të shkojë dhe të takohet me minatoret në qytetin e Bulqizës.
“Detyra jonë si qytetar është që t’i kërkojmë qeverisë, kryeministrit tonë, që të mos merret me rekorde noti 132 minuta në Dhërmi, por te jetë atje ku duhet. Kryeministri jonë na duhet 132 minuta në nëntokën e Bulqizës për të zgjidhur problemin që ka një shoqëri e tërë atje. I gjithë spektri i shtetit shqiptar duhet të jetë i përfshirë në atë që të garantojë jetën e shëndtetin e këtyre minatorëve, pastaj sesi zgjidhen marrëdheniet ekonomike mes minatorëve dhe shoqërisë kjo mund patjetër të mbikqyret nga qeveria shqiptare se ajo e ka dhënë koncensionin, por e para është të garantojë jetën e minatorëve që ndodhen sot qindra metra nëntokë”, shprehet Bushati. 

Bushati ndalet edhe brenda zhvillimeve në kampin socialist.
Në lidhje me kongresin ai shprehet se synim kryesor do të jetë rigjenerimi i kësaj force politike, kjo edhe si një kërkesë e vetë shoqërisë.
“Rigjenerimi i PS, i politikës shqiptare në përgjithësi duhet të jetë fryma e madhe bashkuese që duhet të lidhë dhe të risktrukturojë cdo hap të një partie politike në Shqipëri sot dhe ky rigjenerim do të bëjë që shoqëria, problemet dhe zgjidhjet e vërteta që e nxjerrin nga tranzicioni i tejzgjatur, këto duhet të jenë fokusi i vetëm i një partie të vërtetë politike. Pastaj, sesi ndodhin brenda vetes ndryshimet e ristrukturimet në parti këto duhet të shkojnë në funksion me alternativën politike dhe nëpërmjet altrenativës, jetën e shqiptarëve”.

(redaktoi d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›