Dy aksidente në Lushnjë-Fier. 1 vdekur, 3 të plagosur
Nje person ka vdekur dhe tre te tjere jane plagosur rende ne nje aksident automobilistik ne aksin rrugor Lushnje- Fier. Gjithcka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë. Të katër shtetasit udhëtonin me një automjet tip Benz nga Fieri në drejtim të Durrësit. Mjeti është përplasur me bordurat e celikta anësore të autostradës. Goditja ka qënë e fortë dhe fatale per 54 vjecarin Xhaferr Domi qe nuk mundi te mbijetonte. Sipas uniformave blu të qarkullimit rrugor në Lushnjë shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë përgjumja e drejtuesit të mjetit, i cili vinte nga pika kufitare e Kakavijës.
Gjithashtu rreth orës 06.30 të mëngjesit te sotem po në autostradën Lushnje- Fier, në afërsi të fshatit Bishqethëm ka ndodhur një tjetër aksident. Një automjet me targa greke ku udhëtonin një familje prej pesë personash, dy bashkëshortët me fëmijët, ka dalë nga aksi rrugor duke përfunduar në pjesën anësore të autostradës në kanalin anësor të saj.
Alsat < I mëparshmi