E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e ish-kënetës në Durrës pa ujë të pijshëm

Qindra banore te kenetes ne Durres qe mbushnin uje me karroca tek nje tubacion i hapur ne rrugen e re te kesaj zone tashme kane mbetur pa uje fare. Ndermarrja e Ujesjelles Kanalizime ka shkeputur nga lidhja tubacionin qe qendronte paralel me uren tek rruga e re te Kenetes, duke bere te ditur se tashme uji do te shkoje ne te gjitha shtepite e banoreve te zones. Shume banore kane qene te pranishem gjate punes qe mjetet e ujesjellesit kane kryer nderhyrje, e cila eshte mbikqyrur edhe nga efektiva te policise se Durresit. Banoret shprehen se ky veprim nuk e zgjidh problemin e tyre, furnizimin me uje te pijshem.

Zona e ish kenetes ne Durres ka nje shtrirje mjaft te madhe, e populluar ndjeshem me banore te ardhur pothuajse nga te gjitha rrethet e vendit pas vitit 1990. Megjithe investimet e konsiderueshme ne infrastrukture, ende ne kete zone ka shume probleme me rruge te pashtruara dhe kryesore, mungesen e ujit te pijshem.

Aleks Kalemasi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›