Vera e nxehtë, shtohen vizitat në pediatri
Në spitalin pediatrik në kryeqytet është shtuar numri i vizitave për shkak se prindërit nuk i drejtohen mjekut të familjes. Sipas reformës së re shëndetësore, mjeku i familjes është stadi i parë të cilit duhet ti drejtohet pacienti.
"Fëmijët nuk paraqiten fare te mjeku i familjes, pra, jo se mungon organizimi, por dëshira e prindërve të shkojnë te mjeku familjes. Ne si mjek do na shkurtonte shumë punë, dhe do të merreshim më shumë me më pak fëmijë. Nëse në ditë paraqiten 200-250 fëmijë, duhet të paraqiten maksimumi 50-60 fëmijë. Pjesa tjetër janë vizita rutinë që vijnë ikin dhe nuk marrin asnjë ndihmë këtu tek ne", thotë Gugash Serga, mjek pediatër.
Mjekët e spitalit pediatrik thonë se edhe pse jemi në ditë të nxehta vere numri i pacientëve të vegjël nuk është në shifra të larta, por konstate dhe të zakonshme për këtë periudhë.
"Aktualisht nuk ka ndonjë fluks shumë të madh krahasuar me një javë, ose dy javë përpara, që është fluks i konsiderueshëm. Por në kohën që jemi tani, në muajt që jemi është normale, cdo vit në këtë periudhë ka një rritje të sëmundshmërisë, e cila është kryesisht me crregullim të tretjes", vijon Serga.
Këshillat e mjekëve në këto ditë të nxehta për prindërit janë të evitojnë ambientet në komunitet, fëmijët të përdorin sa më shumë lëngje, fruta dhe zarzavate, si dhe ti drejtohen mjekut dhe jo në farmaci për të marr mjekimin e duhur dhe për të shmangur komplikacionet.
Guina Hoxha < I mëparshmi