E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, uji i pijshëm problem shqetësues

Mungesa e ujit te pijshëm është një nga problemet më shqetesuese ne qytetin e Vlorës sidomos në stinen e veres. Sezoni turistik, temperaturat e larta janë ndër faktorët të cilët e rrisin kërkesën për uje të pijshëm. Situata paraqitet emergjente, ne shumë lagje të qytetit ku uji mungon dhe ankesat e qytetareve kane mberritur ne institucionin e prefekturës. Sipas prefektit Hasan Halili bashkia nuk ka mbajtur premtimin per te siguruar ujin e pijshem ne qytet. Ai tha se kjo situate eshte pasoje e mosrealizimit te plote te projektit te ujesjellesit te ri.

"Nga informacionet që vijnë në prefekturë, një pjesë e mirë e lagjeve të qytetit vihet re mungesë e ujit të pijshëm. Shkak i vonesave, nga 15 maji që ishte detyra e mbarimit të projektit të tyre, është shtyrë deri në fund të muajit korrik. Justifikimi ishte se nuk na kanë lejuar pronarët e tokave, të bëjmë ndërtimin e depos", thotë Hasan Halili, prefekt i Vlores.

Ujësjellësi i ri i Vlorës është një investim i përbashkët i qeverisë Hollandeze dhe asaj Shqipëtare me një vlerë të përgjithshme prej 26 miljon euro.Dhe pse pjesa me e madhe punimeve eshte kryer, nuk dihet se kur ujesjellesi do te funksionoj.

Festim Llanaj < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›