E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dy aksidente në punë në pallate në ndërtim/ Në Vlorë humb jetën punëtori, një i plagosur në Tiranë

Dy aksidente në punë me bilanc një humbje jete dhe një i plagosur u shënuan paraditen e sotme. Një aksident u shënua në Tiranë dhe tjetri në Vlorë.

Rreth orës 11:55, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasi A. P., rreth 60 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital., informoi policia e Vlorës

Ndërkohë në Tiranë  në Unazë të Re, në një pallat në ndërtim e sipër, shtetasi B. R., 45 vjeç, duke punuar në këtë pallat, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Do të jenë grupet hetimore që do të përcaktojnë shkaqet e këtyre aksidenteve në punë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›