E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tentoi të vriste fqinjin pas konfliktit për pronat, kapet në Kapshticë 34-vjeçari nga Elbasani

Është vënë në pranga 34-vjeçari i cili tentoi të vriste fqinjin e tij duke e goditur me automjet dhe me levë.

Arrestimi i 34-vjeçarit është bërë i mundur në Kapshtic, teksa ai po tentonte të largohej nga Shqipëria.

Të mërkurën, 34-vjeçari u konfliktua me fqinjin e tij 57-vjeçar për motive pronësie, duke e goditur këtë të fundit me automjet dhe levë metalike teksa po lëvizte me biçikletë. 57-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka sekuestruar levën metalike dhe automjetin që ka përdorur 34-vjeçari.

Sipas bluve të Elbasanit “nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ditën e djeshme, për shkak të një konflikti për motive pronësie, shtetasi G. M. ka goditur me automjet dhe me levë metalike, fqinjin e tij, shtetasin H. M., 57 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, i cili lëvizte me biçikletë. 57-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”.

Në pranga ka rënë G.M, 34-vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, ndërsa mbeti i plagosur H. M., 57 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›