Vodhi filialin e një poste në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari

Autori i vjedhjes së një filiali poste në Tiranë të mërkurën (17 maj) është vënë në prangat e Policisë.
Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se është arrestuar 27-vjeçari me inicialet O. M.. I riu hyri në filialin e një poste private në rrugën “5 Maji”, ku mori xhiron ditore duke kanosur me thikë, punonjësin e postës, dhe më pas u largua me motor.
Shuma e parave të vjedhura u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
/rtsh.al/