E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zyrtari i lartë grek takon Belerin në burgun e Vlorës

Arrestimi i Fredi Belerit, kandidatit fitues të koalicionit  Bashkë Fitojmë për Bashkinë Himarë, ka sjellë interesimin e autoriteteve helene.

Përpos deklaratave dhe reagimeve zyrtare, në burgun e Vlorës, ku mbahet i paraburgosur Fredi Beleri nën akuzën e korupsionit aktiv në zgjedhje, këtë të enjte, 18 maj, ka mbërritur sekretari i ministrisë së jashtme në Greqi.

Zyrtari i lartë grek, Theoharis Lalakos, i cili mbërriti ditën e djeshme në Shqipëri, vizitoi Belerin në një takim që ka zgjatur 40 minuta dhe që në focus ka patur kushtet e trajtimit të tij në burg. Në dalje, ashtu sikundër ambasadorja greke në vendin tonë, edhe përfaqësuesi i diplomacisë helene nuk u shpreh në përfundim të takimit me Belerin.

Kujtojmë se një ditë më parë SPAK mori nën ketim dosjen e  Fredi Belerit, ndërsa pritet të dilet me një tjetër masë sigurie, pas asaj të vendosur më herët nga Gjykata e Vlorës pas arrestimit të tij në kushtet e flagrancës me 12 maj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›