Dy aksidente nëmbrëmje, humbinjetën 3 persona
TIRANE- Dy aksidente me pasojë vdekjen e 3 personave kanë ndodhur mbrëmjen e sotme. Një person ka gjetur vdekjen në autostradën Tiranë- Durrës pasi makina e tij tip Benz me targa KR 5583 A, ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe.
Burime nga policia konfirmojnë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:30 të mbrëmjes pranë Marikaj ndërsa viktima ende nuk është identifikuar.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.
Ndërkohë në fshatin Krajnë të Lezhës ka ndodhur një tjetër aksident që ka qenë fatal për dy të rinj të cilët janë rrëzuar nga motorri me të cilin udhëtonin duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia bën të ditur se viktimat janë dy djem të moshës 28 dhe 25 vjec por nuk jep detaje për identitetin e tyre.
(e.n/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Vdesin 2 pengmarrës, plagoset pengu