Tadiç: Nuk e kuptoj pse Mali i Zi e njohu Kosovën
Sipas mediave malazeze, Tadiç theksoi se asnjëra qeveri në Serbi kurrë nuk do ta njohë Kosovën e pavarur.
Ndërsa lidhur me të ardhmen Tadiç tërhoqi vëmendjen se “ekziston një ndjeshmëri e posaçme në lidhje me njohjen e Kosovës nga ana e shteteve fqinje dhe përmes këtij fakti është theksuar edhe çështja e përcaktimit të kufijve”
Në anën tjetër,e përditshmja “Vijesti” raporton se Presidenti malazez Vujanoviq nuk e ka mbrojtur vendimin e Malit të Zi për ta njohur Kosovën, duke thënë se Kosova ka dy realitete.
“Njëri (realitet) është njohja nga 69 shtete, ndërsa tjetri është mosnjohja nga 123 shtete anëtare të OKB-së”, ka thënë Vujanoviq, duke shtuar: “Gjithsesi që Mali i Zi mund të thotë vetëm atë që në Mal të Zi është e pritshme, se këto dy realitete kështu edhe trajtohen”.