Dy ambasadore ne kerkim te Lord Bajronit
Mbresa nga udhetimi i ambasadoreve te Britanise dhe Egjiptit ne Melan dhe Libohove te Gjirokastres ne kerkim te gjurmeve te shtegtimit te poetit anglez dhe me qellimin per te promovuar turizmin e ketyre aneve
Hapa te reja ne gjurmet e vjetra. Keshtu mund te perkufizohet ndermarrja romantike dhe historike e dy grave te shquara te fushes se diplomacise ne Tirane te cilat me kembe i jane ngjitur nje rruge perfund malit te Buretos ne kerkim te gjurmeve te udhetimit historik gati tre shekuj me pare nga Lord Bajroni. Te prira nga deshira per te bashkuar njerezit historite kombet dhe popujt ambasadorja e Mbreterise se Bashkuar ne Tirane znj. Fiona Mclleham dhe ambasadorja e Egjiptit ne Tirane znj. Amina Groma jane nisur nga rrenojat e qytetit antik te Melanit per te perfunduar ne keshtjellen e Shanishase ne qender te qytetit me pamje mesjetare te Libohoves. Eumlshte nje shtegtim i lodhshem por edhe argetues ne gjurmet e historise per te gjetur aty ca pika kontakti mes popujve. Vete Bajroni e quajti vepren me te madhe letrare Shtegtimi i Cajld Haroldit. Sipas tre udhetareve tane ambasadoret shoqerohen nga Auron Tare ne kete udhetim Shqiperia duhet promovuar ne te gjithe boten pasi eshte nje vend me peizazhe mahnitese nga me liriket ne bregdet dhe nga me epiket dhe dramatiket ne brendesi te territorit. Kane qene bashkatdhetaret e mi angleze qe e kane prekur kete vend 2-3 shekuj me pare poeti Lord Bajron peisazhisti Eduard Lear udhetarja Edith Durham miku i Bajronit humanisti Hobhaus mjeku Henri Holland mik i Ali Pashe Tepelenes. Secili prej tyre e ka pershkruar peizazhin natyror te ketij vendi me menyren e vet por ndryshe nga paraardhesit tane ne mendojme se ky vend duhet promovuar dhe ekspozuar si nje nga vendet me te vizitueshme dhe ideale per nje turizem kulturor dhe aventuror thote ambasadorja e Mbreterise se Bashkuar ne Tirane Fiona Mclleham iniciatore e ketij udhetimi te pazakonte. Udhetimi i Lord Bajronit ne Epir ka nisur nga Preveza ne tetor te vitit 1808. Prej andej i shoqeruar nga miku i tij Cam Hobbouse mberriti ne Janine. Dy vizitoret e shquar nuk munden te takohen qysh diten e pare me Ali Pashe Tepelenen ne kryeqytetin e pashallekut te tij prandaj vazhduan me tej ne veri udhetimin e tyre qe llogaritet 160 kilometra te tjera ne veri drejt Tepelenes duke mberritur fillimisht ne Libohove. Qene mysafire te Ali Pashe Tepelenes e prej andej u nisen ne Janine. Gjate ketij udhetimi historik Bajroni mundi te shkruaje nje ditar ne vargje. Ai nuk kishte ndermend ta botonte poemen-ditar por ishin shoket e tij te entuziazmuar qe ia rrembyen nga duart dhe e derguan ate per botim. Papritur Lord Bajroni u zgjua nje mengjes dhe pa se qe bere i famshem si udhetar dhe poet. Nderkohe qe Cajld Haroldi i tij beri te famshme dhe te njohur edhe Shqiperine ne gjithe boten e qyteteruar. Me siguri qe keto histori ambasadorja britanike i di mire pasi pavaresisht se udheton per here te pare ne keto shtigje duket e familjarizuar me to nga rrefimet e koherave te largeta. Per ambasadoren e Egjiptit ne Tirane Amina Groma kjo eshte nje pervoje e re. Gjate ketij udhetimi dy zonjat u priten me bujari nga te gjithe njerezit qe takuan ne Gjirokaster Melan Nepravishte dhe Libohove. Per te dy grate diplomate Shqiperia eshte padyshim nje nga vendet me interesante te botes por qe fatkeqesisht ne vendet e tyre por edhe ne Europe njihet pak per turizmin kulturor aventuror dhe sportiv. Gjeografi dhe histori qe te mahnit. Sinqerisht gjate gjithe kohes qe ndodhem ne Shqiperi ne kete vend te bukur e te qete me ngjan sikur jetoj ne Skocine e hershme shprehet me sens humori zonja Fiona Mclleham pasi ka luajtur dhe qeshur me nje femije rreth 7-8 vjec nga fshati Nepravishte qe ndodhet midis Melanit dhe Libohoves. Ne Angli- vazhdon ajo njerezit e stresuar nga puna dhe jeta e mbyllur kane deshire te kridhen ne nje natyre te virgjer si kjo dhe te largojne stresin por qe ata te jene ketu duhet te kene informacion guida harta filma faqe interneti libra historike etj.. Sipas saj ky udhetim do te vlente ne promovimin e vlerave te trashegimise kulturore te Lugines se Drinos ne Gjirokaster me disa qendra te rendesishme te antikitetit me dhjetera kisha e manastire te periudhes se Bizantit. Kjo ide e saj i shkon per shtat organizatorit shqiptar te kesaj ekspedite Auron Tares. Gjate vizites se tij ne Shqiperine Jugore ne vitin 1808 Lord Bajroni mori si kujtim ketu nje kostum origjinal tradicional shqiptar. Nuk ka asnje dyshim qe pikerisht bukuria dhe vecantia e atij kostumi ka qene motivi qe e ka shtyre piktorin Tomas Filips qe te realizonte ne veren e vitit 1813 portretin e famshem te Lord Bajronit veshur me kostumin shqiptar. Keto fakte dhe histori mund te rijetezohen sikurse e rijetezon sot ate shtegtim zonja Fiona Mclleham dhe mund te menaxhohen per turizmin e sotem si itinerare te reja turistike thote zoti Auron Tare. Si vezhguese e vemendshme me nje sens te holle humori dhe kritike zonja Fiona Mclleham nuk ngurron aspak te mbaje qendrim per ca mbeturina me arome te pakendshme qe ca bageti ca qenie ne dukje te plogeshta te mefshta e apatike kane lene ne brendesi te keshtjelles se Libohoves dhe nje mal me mbetje urbane qe rrethojne nga jashte keshtjellen e Shanishase. Eumlshte nje tablo krejt e kundert me shkelqimin e thene shekuj me pare. Stacioni i fundit i udhetimit te dy diplomateve te shquara eshte pikerisht qyteti i kadilereve te dikurshem qyteti me pamje mesjetare i Libohoves. Opinione nga me pozitivet per peizazhin dhe historine edhe pse ndonje verejtje per pastertine. Vizita nisi nga keshtjella pastaj ne shtepine mikpritese te Kastriot Goxhajt nje dreke te restoranti i Sedatit dhe nje mbyllje e bukur ne shkollen e mesme te Libohoves. Dy ambasadoret vizituan disa kabinete dhe moren mjaft informacion per historikun dhe aktualitetin e kesaj shkolle nga drejtoresha. Ne fund nje fotografi si nje gjurme e re ne kete mjedis historik. Ne fund lexohen qarte ngjashmerite e te dy shtegtimeve te djeshmit te Lord Bajronit dhe te sotmit te zonjes Fiona Mclleham. Vizita e dikurshme e Bajronit ne Shqiperi i la mbresa te thella pasi ai gjeti tek shqiptaret nje shpirt te vecante qe i ndezi imagjinaten romantike dhe poetike per tema ekzotike. Ne shenimet per poemen Shtegtimi i Cajld Haroldit ai shkruante per shqiptaret Me terheqin shume me ate ngjashmerine e tyre me Hajlanderet e Skocise ne veshje ne pamje dhe ne menyren e jeteses. Ne udhetimet e mia kam mesuar te mendoj si filozof dhe po te mos beja ashtu ankimi sdo te kish dobi. Dicka te perafert perseriti duke u larguar nga Libohova edhe Zonja Fiona Mclleham. E cuditshme por ka vertet dicka te ngjashme mes shqiptareve dhe skocezeve tha ajo ne fund te udhetimit. Ketu tek ky qytet dhe me keto fjale rreshtin hapat e reja te bere ne gjurmet e vjetra te dy grave te shquara te diplomacise ne Tirane.