Brenda 5 muajve vendoset impianti i ujerave te zeza
Shkon drejt dites se perurimit impianti i perpunimit te ujerave te zeza investimi me impakt te fuqishem ne turizmin e Sarandes. Ky objekt ne perfundim eshte inspektuar nga kryetari i Bashkise se Sarandes Edmond Gjoka dhe stafi i administrates se ketij institucioni. Ne terren te gjithe ekspertet kane pare se eshte drejt perfundimit edhe puna per vaskat e ketij impianti.
Kapaciteti i perpunimit ne to do te jete 136 litra per sekonde. Kryetari i Bashkise se Sarandes Edmond Gjoka dje gjate inspektimit te punimeve ne kete impiant tha se Ky investim eshte shpetimi perfundimtar dhe garanti i sigurt se deti i Sarandes do te jete absolutisht i paster nga ndotjet. Kjo vlen per detin dhe vlerat mjedisore te turizmit te Sarandes.
Punimet per impiantin kane nisur ne maj te vitit 2007 duke u shtrire ne 35 ha te fushave te Cukes. Investimi financohet nga Banka Boterore Banka Europiane per Zhvillim dhe nga qeveria e Luksemburgut. Fatura e shpenzimit kap vleren e 4 milione eurove.
PlanifikimiImpianti eshte planifikuar per nje popullsi prej 100 mije banoresh duke mbajtur parasysh perspektiven e rritjes se te dhenave demografike te Sarandes por sidomos sezonet turistike te saj. Ne keto periudha llogaritet mesatarisht trefishim i popullsise se qytetit. Nderkohe investimi per impiantin e ujerave te zeza ka ende nje mungese behet fjale per tubacionin e dergimit te materialeve nga Kanali i Cukes deri ne fushen e vaskave.
Mesohet se per kete pjese te investimit eshte kryer tenderimi dhe pritet qe puna konkrete per shtrimin e tij te nise ne muajt e pare te vitit 2011. Sipas Bashkise se Sarandes fundi i prillit mendohet si afat i fundit kur investimi i plote do te jete gati per tu vene ne pune dhe per te dhene impaktet e tij ne nje mjedis te paster si ne toke ashtu dhe ne det.
Ky impiant ben thithjen ne menyre te mekanizuar dhe me teknologji bashkekohore te ujerave me ngjyre te zones urbane te Sarandes.
Me venien e tij ne funksionim i jepet fund ndotjes dhe filtrimeve te mundshme te ujerave te zeza ne zona urbane dhe plazhe.
KontrolliPak dite me pare me tone te larta ministri i Shendetesise Petrit Vasili i eshte drejtuar te gjithe drejtoreve te drejtorive te Shendetit Publik ne vend ne mbledhjen e thirrur prej tij kryesisht per te dhene direktivat lidhur me mbetjet dhe problemet e kontrolleve te higjienes. Inspektoret duhet te kontrollojne perdite ne menyre sistematike e pa toleruar per higjiene mbeturina cilesine e ujit e sidomos per librezat shendetesore te atyre qe gatuajne dhe u sherbejne klienteve ne bare lokale restorante e hotele. Ne rast te konstatimit te shkeljeve do te kete masa administrative e penalizime per inspektore e duke u ngjitur me siper ne pergjegjesi deri te strukturat drejtuese ne Ministrine e Shendetesise. Kontrollet nuk do te jene vetem ne sezonet e veres por nga janari ne dhjetor.