E Shtunë, 31 Tetor 2026

Douglas rrefen ferrin e tij

Aktori Michael Douglas deklaroi ne nje interviste per lsquoThe Hollywood Reporter se trajtimi ndaj kancerit ka qene nje ferr i vertete por semundja ka bere qe te kuptoje rendesine e familjes.

Aktorit 66-vjecar iu zbulua ne gusht nje kancer ne fyt dhe qe atehere i eshte nenshtruar 3 sesioneve kimioterapeutike dhe 7 javeve radiacioni te cilat Douglas i ka pershkruar si nje ferr.

Veshtiresise se mjekimit sipas Douglas i eshte shtuar dhe perndjekja e paparaceve ne shtepine e tij ne New York dhe per kete arsye ai vendosi te mos beje me shetitjet e zakonshme por te mbyllej ne shtepi per te mbrojtur intimitetin e tij.

Ne muajt e fundit tabloidet kane ndjekur Michael Douglas ne menyre qe te kapnin foto ku te dallohej gjendja e tij e rende dhe madje eshte publikuar nga disa gazeta se aktori eshte ne prag te vdekjes.

Gazetari qe realizoi intervisten Stephen Galloway e pershkruan Douglas si nje njeri shume te gjalle gjate bashkebisedimit qe zgjati 1 ore e 30 minuta.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›