E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse u be i madh At Zef Valentini

At Zef Valentini dje per here te pare promovim dinjitoz ne nje takim mes albanologeve dhe perfaqesuesve franceskane 11 botime te reja plotesojne 20 volume ne shqip nga seria e studimeve albanologjike te priftit jezuit qe iku nga Shqiperia ne vitin 1943 duke marre me vete gjithe vepren pjesa derrmuese e se ciles fle ne arkivat evropiane ndersa ne Shqiperi nuk ekziston asgje nga sekuestrimi komunist heshtja 50-vjecare nuk eshte kompensuar ne keta 20 vjet konkluzioni asnje studiues per kete veper nuk eshte i perfshire ne asnje program shkollor dhe universitar. Nje doracak qe shoqeron vepren na njeh me vleresimin e ketij albanologu nga personalitete te huaja e shqiptare disa prej te cileve i botojme me poshte

Nje doracak i botuar perkrah 11 vellimeve te At Zef Valentinit qe permbushin keshtu 20 volume nga puna e tij jo shteruese me studimet shqiptare ndihmon per te kuptuar se kush ishte ky jezuit qe la Shqiperine me lsquo43. Sikur mos te largohej ne kete moment veprat e tij jo vetem se nuk do te botoheshin por dhe ai vete do te ishte varur nga regjimi komunist. Kete fjali te fundit na e thote Willy Kamsi i pranishem dje ne promovimin e vellimeve te reja nga At Zef Valentini. Ky albanolog albanofil me fame qartesisht nderkombetare na thuhet se pavaresisht ketyre 20 volumeve pjesa me e madhe e vepres se tij fle neper arkivat e bibliotekave dhe ne raftet e shtepive te ndryshme botuese evropiane. Per 50 vjet vepra e tij u zhduk u la krejtesisht ne heshtje. Nuk ishte e lehte te beheshe facto dhe i besueshem per tiu imponuar institucioneve per ti kushtuar vemendje At Zef Valentinit. Keto ishin fjalet e botuesit te Plejad Ndricim Kulles kur ne pak minuta ka treguar sa shume vite iu deshen per te bindur minister pas ministri per keto botime qe njihen per here te pare ne shqip duke kujtuar se kemi te bejme nje nisme private sikur te ishte nje institucion shkencor. Pse konsiderohet i madh At Zef Valentini Per ta marre direkt pergjigjen pa hyre ne 20 volumet e tij bibliografia e librave te botuar perfshin Ligji i maleve shqiptare E drejta e komunitetit ne traditen juridike shqiptare Familja ne te drejten tradicionale shqiptare Fiset e Shqiperise se Veriut organizimi i tyre shoqeror dhe politik Te drejtat e Shqiperise etnike Sprove per nje regjister historik te Shqiperise Kontribute ne kronologjine e historise se Shqiperise 313-395 Kontribute ne kronologjine e historise se Shqiperise 395-700 Kontribute ne kronologjine e historise se Shqiperise 1060-1560 Kontribute ne kronologjine e historise se Shqiperise 1571-1941 Shenime per historine kulturore shqiptare Nomenklator fjalor bibliografik iliro-shqiptar Shenime mbi regjimin e vendqendrimeve venete ne Shqiperi Ma i pari kuvend i studimeve shqiptare Statusi personal ne Shqiperi ne epoken e Skenderbeut Liber Brevium i Papa Kalistit III Traktat per vargnimin e shqipes Shetitje historike ne Shqiperine e Veriut Metrofani kanonet trinitare Domus Ecclessiae arkitektura e shenjte kishtare ilirike Poliektri i Kornejit Sauli i Alfierit Akte shqiptaro-juridike ne dy vellime Akte shqiptaro-venete ne 30 vellime etj. Pra sic shihet eshte nje liste e gjate qe rrallekush mund ti afrohet nga bibliografia. Ne fund te jetes kur ishte i shtruar ne kliniken e spitalit te Milanos mesojme se ne duar kishte vellimin e 26-te Act Albania gati per botim por nuk arriti ta perfundonte. Gjithe ky volum pune ne studime albanologjike kishte konkluzionin Aftesia e shqiptareve te mendojne edhe ne sensin juridik. Studimi i historise shqiptare sidomos ana kanunore juridike te drejtes zakonore ndash per studiuesin Willy Kamsi perfshin me gjithe meritat pse At Zef Valentini duhet te quhet i madh Kamsi na tregon se e ka njohur nga afer priftin nga lidhjet familjare dhe prej tij nxjerr mendimin pse ishte autonom. At Zef Valentini ishte i pavarur ne konkluzione i pandikuar prej ideologjive por qe jane te pleqnueme ne mendjen e tij. At Valentini nje jezuit italian qe erdhi shume vite para luftes kur ishte shume i ri e mesoi shpejt gjuhen shqipe. Kjo e beri qe ti dedikohej si asgje tjeter shqipes aq sa ishte e veshtire qe ta njihje nga nje klerik shqiptar i zakonshem. Kamsi na kujton se ai gjithnje thoshte ne shqiptaret. Eumlshte domethenese kjo per te kuptuar me pas perfshirjen e tij ne fushen e studimeve ku do ti kushtohej me zemer perditshmerise shqiptare. Por i kufizuar vetem ne mjedisin katolik te Shkodres dhe ate qe rrethonte mundohej te dilte jashte ketij qerthulli. Per te dale nga kjo gjendje nga viti 1932 drejtoi revisten LEKA deri me 1943 se bashku me te revisten Lajmtari i zemres se Krishtit. Kishte ngjitur te gjithe hierarkine e duhur te studjuesve shqiptare te kohes derisa 1941 punoi madje edhe si keshilltar e sekretar i pergjithshem i Institutit Mbreteror te Studimeve Shqiptare.

Kulmin e arrin me projektin me madhor te gjithe jetes korpusit gjigand prej 30 vellimesh te mbledhura e te dokumentuara mes mijera e mijera skedash biblioteke te titulluar Akte albane-venete te shekullit XIV-XV qe permbledh nje numer prej 5000 dokumentesh qe sipas vellimeve datojne qe nga viti 1301 deri ne vitin 1447. Martin Camaj nga Mynihu e cileson botimi i ketyre dokumenteve po ben mjaft buje ne rrethet shkencore gjermane duke bere qe At Zef Valentini te konsiderohet sot historiani me i madh i kohes jo vetem ne Shqiperi por njeri nga me te medhenjte ne gjithe Gadishullin Ballkanik. Vite me pas erdhi perndjekja nga Shqiperia e pas Luftes nen argumentin se kish guxuar te monopolizonte kulturen shqiptare apo si spiun i vjeter i SIM-it e Gestapo-s - sicc shkruan vete At Valentini ne kujtimet e tij.

Si gjithe jezuitet e tjere trashegimia e te cileve qendronte ne arkivat e franceskaneve ne kohen e diktatures u shkaterrua duke u sekuestruar ne menyren me cnjerezore dhe antikulturore qe njihet - kujton Kamsi.

Mendohet se doreshkrime te tjera te At Zef Valentinit mund te jene ne Palermo pasi aty ka dhene mesim gjuhen shqipe per arbereshet e atjeshem dhe kohet e fundit ne Milano kur ishte i semure ne klinike.

Asnje studiues deri tani nuk eshte marre me kete pune voluminoze. Cfare na thote nje prej tyre Willy Kamsi jane ca fjale te kursyera e te pakta per shkak tani te moshes por duke perjashtuar edhe kohen e komunizmit kur nuk kishin kurrfare kontakti me vepren. Por sot per sot nuk ka studiues te kesaj vepre.

I vetmi aktivitet organizuar deri tani per At Zef Valentinin eshte i vitit 1999 ne Shkoder prej Willy Kamsit ku kujton se ne revisten Fenix ne kater numra ka botuar shkrime te albanologut. Ne universitetet tona ky autor nuk njihet as ne shkencat juridike as historike dhe as letrare. Rektori Dhori Kule vetem sa e zuri ne goje kete fakt por se kur do te kete nje vullnet konkret per ti perfshire plejaden e albanologeve ne kurrikula nuk dha. Mbyllja eshte se eterit e albanologjise jane shume po nuk njihen nga institucionet shkencore me nje fjale si At Zef Valentini nuk eshte bere gje tjeter vecse vepra e tyre eshte shfrytezu dhe esht sha

Papa Pauli VI Rome 1968

Me 25 prill te vitit 1968 me rastin e festimit te 500-vjetorit te vdekjes se Skenderbeut Papa Pauli VI ne Rome nder te tjera foli edhe per At Zef Giuseppe Valentinin duke thene Shqiptare Duajeni At Zef Valentinin se ai ju dashuron me zemer. Cmojeni se ai punon pa prere per te njohur perpara botes vlerat tuaja shpirterore dhe artistike. Ai eshte juaji sepse i ka vene ceshtjes suaj mendjen dhe zemren e vet.

Ernest Koliqi

Nga Njeriu Valentini ne Shejzat 1970

Fatkeqsisht dallge tronditese idesh kundershtare e nderprene vepren e fillueme nga brezi qe u shfaq plot vullnet preterits ne skenen kulturore e politike tShqipnis ne fillimet e viteve Tridhete.

Me te ra barrierat e fundme te nacionalizmit me frymezim evropian sundimtaret e papritun te vendit leshuen akuza te ragravenda ndaj At Valentinit dhe vepres se tij. Nga ana tjeter nuk kursyen asnji prej tyre individeve qe se pranonin doktrinen e tyne asgjesuese tcilesive njerzore e kombtare. Si reagoi At Valentini perballe tane kesaj mosmirenjohjeje Tue vazhdue qetesisht aktivitetin e tij ne fushen e albanologjise. Nen veshjen e nje nacionalizmi te markes aziatike sot bahen orvatje me nenshtrue instinktin jetik te races shqiptare qe arriti me shpetue ne shekuj terret tue ruejte te paprekun kultin e traditave.

Por profetet e rreme mashtrojne veten karakteri shqiptar i farketuem ne shekuj neper shterngata e fatkeqesi as edhe kete here nuk do te perulet. Do ti rikthehet autoktonise e atehere edhe ndihmesa e dhane nga At Valentini per kulturen dhe jeten e vendit tone do te kete mirenjohjen e meritueme prej atyne qe e duen popullin me gjak shqiptari dhe shpirtin e tij.

Ai sot asht ma i madhi albanolog i gjalle. Por historia e Shqipnis do ta kujtoje mbi te gjitha si shkencetar qe i dashunuem me objektin e studimeve te veta Shqipnin me nje perkushtim te hapun ndaj rreziqeve e kerkoi dhe e gjeti nder arkiva e biblioteka ne kujtesen kolektive e jeten e popullit manifestimet e lashtesise se tij fisnike asaj fisnikerie qe e ban te deje popullin shqiptar per me pase nji vend me vyrtytet e tij te vecanta etnike ne gjinin e kombeve europiane.

Prof. Peter Bartl

Mbi vepren historike te Xhuzepe Valentinit Shejzat 1970

Duket thuajse e pamundur qe te kesh parasysh plotesisht ne nje permbledhje te shkurter publikimet e panumerta te Xhuzepe Valentinit qe kane si objekt ceshtjet e historise shqiptare.

hellipNe nje periudhe edhe me te hershme shkon perpjekja e Valentinit per te hartuar nje kronologji te historise se shqiptareve. Do te ishte shume e deshirueshme qe te vazhdonte ky mjet ndihmes shume i nevojshem per shkencen e historise.

Ne tre deri kater vitet e fundit profesor Valentini ka shpalosur nje aktivitet botues shume te madh me serine e botuar dhe e themeluar prej tij Acta Albaniae Veneta.

hellip Nese seria do te jete nje here e plote gjendja e burimeve per nje hulumtim kritiko- shkencor te periudhes se Skenderbeut do te jete me e pershtatshme sesa tani ku mund te flitet per botimin disi te pasakte dhe te paplote te Jovan Radonicit.

Sidomos ne menyre intensive G. Valentini u mor me te drejten zakonore te shqiptarevehellip ai arrin ne perfundimin e perligjur sipas mendimit tim se ishte mungesa e nje autoriteti te vertete shteteror ai detyrimi moral fale te cilit u krijuan normat tradicionale ligjore.

hellipMe te drejte ndryshe nga studiuesit e deritanishem kryesisht mendimi i perhapur ne Shqiperi i cili e cmon kategorikisht ne menyre negative sundimin venedikas ne Shqiperi Valentini arrin ne perfundimin se per ato kohe sundimi venet ishte nje rregjim i deshirueshem ose te pakten i tolerueshem per te shmangur te keqen.

...Ky veshtrim i shkurter sic shpresoj ka treguar sesa e gjere dhe e shumanshme eshte vepra historike e Giuseppe Valentinit. Si asnje tjeter ai ka shfrytezuar njohurite e tij te shkelqyeshme dhe ka hartuar nje tablo te historise shqiptare e cila eshte e cliruar nga tendencat nacionaliste. Atij i duhen uruar shume vite te tjera te pasura me krijimtari qe te mund te realizohen projektet e tij shkencore ne dobi te hulumtimit te historise dhe te popullit shqiptar historia e te cilit duhet te shkruhet ende ne shume fusha.

Prof. Giuseppe Gradilone

Giuseppe Valentini dhe letersia shqipe Shejzat 1970

Giuseppe Valentini me nje dashuri te ethshme e gjithnje ne rritje shoqeruar nga nje ndermarrje rigoroze kulturore u nxit ne njohjen e thelle te cdo manifestimi te jetes se popullit shqiptar te gjuhes te zakoneve etnike te historise politiko-sociale me rezultate te till ne cdo disipline sa te konsiderohet sot me te drejte nje mjeshter i albanologjise.

Madje prania e figures se tij prej studiuesi ne fusha te ndryshme te shkencave humane e ben te kote cfaredolloj orvajtje per ta klasifikuar produktin e tij shkencor ne menyre perfundimtare.

Por pa dyshim pergatitja e spikatur dhe vepra prej historiani dhe etnografi perbejne parakushtin e rendesishem te formimit te nje metode personale ne kritiken letrare shqiptare.

Trajtimi i prurjeve te traditave kulturore dhe historike nga me te mocmet ne kohe deri te me te hershmet ne literaturen shqiptare e cila ne kete menyre zhvellon gjithnje e me shume pervoja motive dhe rryma qe e kushtezojne qofte ne lindjen ashtu dhe ne zhvillimin e saj ja cfare eshte ne thelb metoda valentiniane.

Fale kesaj natyre te vecante metodologjike mund te pohojme pa grime dyshimi se studimet e tij konstituojne nje hyrje te mrekullueshme ne njohjen e problematikes se letersise shqiptare dhe te autoreve te saj duke perbere nje kontribut te spikatur ne historiografine kritike shqiptare...

Martin Camaj

Recension Shejzat 1970

Botimi i ketyre dokumenteve po ben mjaft buje ne rrethet shkencore gjermane duke bere qe At Zef Valentini te konsiderohet sot historiani me i madh i kohes jo vetem i Shqiperise por njeri nga me te medhenjte e gjithe Gadishullit Ballkanik.

Martin Camaj

Studime albanologjikeballkanologjike bizantine dhe orientale 1986.

... Veprat e Zef Valentinit permbajne nji numer te madh emna vendesh fisesh e familjesh apo vellaznish shqiptare. Vetem mbledhja e dokumentacioni tyne historik asht ndihmese kryesore per kthjellimin e historise te popullsise shqiptare mbrende e jashte kufijve.

Prof. Maximilian Lambertz

Recension ne Sudost-Forcshungen periodik i Instutit te studimeve te historise dhe kultures se Europes Orientale Mynih 1959

Valentini ne vepren E drejta e komunitetit ne traditen juridike shqiptare ka lene listen me te plote te fiseve dhe vellaznive shqiptare te shoqeruar me saktesime te cmuara mbi vendodhjen e tyre te sotme dhe dokumentimin e tyre historik. Pergjate trajtimit te kesaj liste ai ben shpesh orvajtjen e lidhjes se emrave te fiseve shqiptare me ato te fiseve ilirike hipoteze kjo qe gjen miratimin tim te plotehellip

Dr. Carmelo Capizzi

Recension i Akte Shqiptaro-venete vellimi XII ne Studime per Lindjen e krishtere 1970

Vit pas viti me nje zell vertet te pashoq me nje durim te mrekullueshem e me nje dashuri e kopetence shkencetari aktiviteti i tij i drejtonte energjite e veta kah asaj qe do te ishte projekti me madhor i gjithe jetes korpusi gjigand i mbledhur e te dokumentuar mes mijera e mijera skedash biblioteke i titulluar Akte shqiptaro-venete te shekullit XIV-XV nje kompleks ky sa monumental aq edhe i gjithanshem rigorozisht shkencor qe permbledh nje numer prej 4000 dokumentesh qe sipas vellimeve datojne qe nga viti 1301 deri ne vitin 1447. Larg cdo krahasimi ai perfaqeson panoramen gjeresisht me teresore dokumentare qe ekziston deri me sot per historine e Shqiperise.

Dr. Carmelo Capizzi

Recension mbi librin Ligji i Maleve Shqiptare Shejzat 1969

Ky vellim se bashku me pershkrimet e Gjecovit e te misionarit italian Ernesto Cozzi mbi Kanunin te mbledhur dhe sistemuar nga Valentini shoqeruar me dokumentacionin historik te Akte shqiptaro-juridike te punuar po nga Valentini formojne bazen themelore per njohjen e thelle dhe shkencore te ketij aspekti magjepes te tradites shqiptare.

Dr. Attilio Vaccaro

At Giuseppe Zef Valentini 1900-1979 albanolog dhe bizantinist. Studime mbi Lindjen e Krishtere Rome 2008

Ai i cili shfaqi nje interes te madh per Shqiperine e per historine e saj se ciles i njohu karakterin autonom qe shkencetari At Xhuzeppe Valentini nje albanolog i jashtezakonshem i njohur nga te gjithe ata qe merren me studimin e kultures shqiptare por edhe neper ambientet historike letrare dhe fetare nderkombetare. Me ane te prodhimit te stermadh shkencor ai kontribuoi ne menyre vendimtare ne zhvillimin e studimeve bizantine dhe te Albanologjise moderne.

Nuk ka aspekt te historise Mesjetare shqiptare dhe arbereshe qe te mos kete ndjere penen studiuese te Valentinit. Ai qe jo vetem me pjellori por edhe me i zhdervjellti i albanologeve italiane qe arriti ti shohe lidhjet midis popujve te Adriatikut ne nje rrafsh te eperm te kendveshtrimit historik te dokumentuar ne menyre madheshtore ne nje nga veprat e tij monumentale nga me te rendesishmet sic eshte Acta Albaniae Veneta Akte shqiptaro-venete.

Prof. Ignazio Parrino

nga At Zef Valentini Shenime biografike ne Shejzat 1970

Valentini arriti ne Shqiperi ne nje kohe kur misionaret jezuite tashme e quanin te konsoliduar poziten e tyre ne gjirin e katolicizmit shkodran. Megjithate me mprehtesine dhe intuiten qe e karakterizonte ai e kuptoi menjehere se veprimtaria e tyre vertitej e gjitha brenda qerthullit katolik shkodran pa e kapercyer gardhin e tij dhe pa hyre ne lemin e gjere te levizjes kulturore dhe shoqerore qe kishte nisur te shperthente ne Shqiperi pas viteve 20-te. Kete hop cilesor jezuitet do ta benin vetem me vone ne fillim te viteve 30-te me botimin e nje reviste me qellime te qarta dhe te prera filozofike letrare e social kulturore qe ata e quajten L.E.K.A. Eumlshte pikerisht kjo reviste ku At Zef Valentini do te deftoje gjithe pasionin e tij per shkence gjithe aftesite e tij mendore gjithe vetite e tij si studiues me pergatitje te thelle e te gjere qe kapte skajet e erudicionit te ndricuar nga kultura e tij humaniste veshur me petkun e largpamesise dhe origjinalitetit te spikatur te talentit te vet sidomos ne dyert e fushave te shkencave shoqerore.

Asokohe ne Shqiperi numeroheshin rreth 170 revista me veprimtari te percaktuar ne fusha te ndryshme te kultures dhe fese. Por kriteret nga te cilat nisi punen Zef Valentini qene goxha te larta ne krahasim me ato te te tjereve.

Dalloheshin kryesisht artikujt qe filluan te perfaqesonin filozofine dhe teologjine letersine dhe historine ekonomine dhe te drejtat politike e morale pra praktikisht te gjithe argumentet e nevojshem per ringjalljen dhe zhvillimin e ambjentit shqiptar. Ky nivel mjaft i larte filozofiko-shoqeror i shkrimeve pati ne fillim kritike te shumte qe i meshonin faktit se ai do te sillte moskuptimin e artikujve e te lendes ne pergjithesi ne nje kohe kur perkundrazi ishte pikerisht ky stil ai qe filloi te ngjallte kenaqesine dhe entuziazmin e lexuesve duke i shtyre gjithnje e me tej caqet e zhvillimit te tyre kulturor e duke i bere ata te ndiheshin krenare qe kishin nisur te arsyetonin ne nivelin me te cilin trajtoheshin nga kjo reviste argumente te ndryshem te realitetit shqiptar...

Qellimi i tij kryesor ishte sistemimi ne menyre te qarte i periudhave me te trazuara te historise shqiptare nepermjet sites se nje kontrolli te sakte te dokumentacionit. Per kete arsye ai ndermorri fushata te shpeshta kerkimesh arkivistike ne Itali vecanerisht gjate veres duke filluar qe ne vitin 1932 ne Arkivin Civil te Padoves me 1934-35 ne ate te Ambasades se Spanjes ne Rome prane Selise se Shenjte nga 1935 deri me 1938 frekuenton dendur Arkiven Sekrete te Vatikanit dhe ate te Shtetit ne Venezia. Me 1939 shkon ne Napoli ku viziton Benedeto Krocen asokohe filozof me fame boterore duke i kerkuar atij tregues shpjegimor per Arkiven e Napolit dhe nje leter rekomandimi per drejtorin e ketij arkivi...

Madje tregohet se ai su zmpraps se vazhduari kerkimet e tij si inspektor i Arkives historike te Korfuzit me 1942 edhe pse gjate shfletimit te materialeve i duheshin mjete te posacme mbrojtese nga infeksioni qe mund ti perhapte mortaja e nje lloji te vecante qe shkakton lunga te medha ne trup e qe mikrobin e saj mund ta mbaje te mbijetuar per shekuj te tere...

Ia vlen te theksohet nje karakteristike a dhunti e vecante e Valentinit rregulli i perpikte mendor ne te cilin cdo ide per aq sa eshte e mundur nga pikepamja njerezore shoshitet kontrollohet e zinxhirezohet racionalisht me te gjitha te tjerat...

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›