Imazhe tradhtare

Premiera / Perjetesi doli nga fondi i Arkivit Shteteror i rezervuar qysh prej vitit te prodhimit 1974. I dyti dokumentar i ndaluar i Dhimiter Anagnostit ku tjeter gjuhe flet imazhi e tjeter teksti propagande.
Disa pyetje para gjoksit te forte te Nenes Shqiperi
Perjetesi dokumentari i dyte i ndaluar i Dhimiter Anagnostit na shtyn ta vazhdojme mendimin e nderprere tek vepra paraardhese Motive nga dita e djele 1973.
Perjetesi doli nga fondi i Arkivit Shteteror ku ishte i rezervuar qysh prej vitit te prodhimit 1974.
Rasti i dyte ne nje kohe te shkurter ne krijimtarine e autorit ku tjeter gjuhe flet imazhi e tjeter teksti propagande i skenarit per aq sa mund te quhet skenar menyra si e krijon Anagnosti tekstin me dhe mbi imazhin.
shte mjaft motivi qe nje veper me kuptime te mbivendosura te quhej jo plotesisht ne rregull me kinemane e realizmit socialist. Parimi se ti besh propagande nje realiteti qe nuk ekziston dhe kete ta shpallesh qellim te artit nuk mund ta marresh me naivitet ne keto dy raste te Anagnostit.
Me cfare merret Perjetesi
Nje prind me te birin vizitojne varrin e nje afermi ne Varrezat e Deshmoreve. shte viti i 30-vjetorit te clirimit te atdheut. Djali ka ne gjoks nje steme te pervjetorit. Nga ajo mize pergjuese mbi gjoks nis nje tregim i perjetesise ne te shkuaren dhe ne te ardhmen ne te shkuaren e luftes qe ka bere heroi qe po prehet nen varr ne te ardhmen qe pavaresisht se nuk ekziston duhet te merret me mend si produkt i veprave te medha te ndertimit socialist te vendit.
E shkuara del nga memoria e babait te ri kurse e ardhmja nga veshtrimi pa kuptim dhe i hutuar i te birit.
Neper keto parcours-e nga lufta nacionalclirimtare ne fitore e tashmja eshte fluide. Loja me ngjyrat eshte e dukshme. shte viti 1974 kinemaja me ngjyra nuk ishte e zakonshme per prodhimin e Kinostudios Shqiperia e Re.
Anagnosti qe eshte ketu krijuesi total - skenarist regjisor operator - i le tek ngjyrat e forta paradat para Byrose Politike Enver Hoxha shfaqet 10 sekonda kurse tonin e luftes e frenon dhe fut nen kontroll. Asnje imazh filmik nga kronikat mbi luften apo hyrjen triumfatore ne Tirane ne nentor 1944.
Pushtimi 1939 jepet me foto lufta e deshmorit tone protagonist nen dh eshte nje tregim i thjeshte njerezor permes fotosh ne sepie te nje partizani ne shajak qe duhet te kete pozuar per ndonje aparat anglez aleati dhe fati i te cilit ndiqet ne syte e Qemal Stafes Myslym Pezes.
Demonstrimi i heroizmit eshte zhgenjyes shmangia nga lufta si lufta e madhe eshte e ndjeshme.
Ne cmenyre e trajton Anagnosti qellimin
Nje film ku tekstin klasik te skenarit e zevendeson monologu dhe monologu nuk eshte gje tjeter vetem efekte dhe perpunime simbolike te zhurmave veshtrimit te kameres muzikes. Monologu nis me zhurmen e ritmit te zemres.
Rimti i zemres behet monolog. Zemra qe rreh behet e vetmja e zhurme qe vjen nga ekrani e dominon ate ti beson se po sheh organin e brendshem.
Monologu behet shumezeresh te kapercimi i linjave paralele nga e shkuara ne te tashmen dhe raportimi i historise i memories i aktualitetit eshte marramendes. Montazhi sac arrin ta bej sintetike kete skenar qe nuk flitet me fjale nga nje ze narrator aq shkakton carje demtime thyerje kapercime te historise qe per ironi mban emrin perjetesi.
Lartesia nga e hedh Anagnosti kete perjetesi duke i shkaktuar politrauma eshte monumenti Nene Shqiperi. Operatori krijon plan afer shume afer plan larg shume larg plan nga lart nga shume lart afer larg lart nje aksion ku kamera duket qellimisht e pasigurt jo statike ajo leviz si trupi pa gjume ne shtrat krijon hapesira bosh pa treguar qarte episode krijon fragmentarizime dhe copetime te forta te menjehershme.
Nje vit me vone 1975 te Lulekuqet mbi mure ai e perdor atomizmin e objektit ne fokus te kameres kokat tullace si objekt i denimit disiplines uniformitetit qe i behet qenies kur e ndeshkon me burg dhe e rekruton ne ushtri duke e zhveshur nga liria nga dinjiteti.
Goditjet qe i jep kamera gjoksit granit te Nenes Shqiperi lene shenje. I fryre i forte i ngritur mbi belin e shtrenguar nga nje rrip i imituar burrash as ne perfytyrimin me te larget nuk te sugjeron gjinj gruaje edhe heroine por nje rrase varri ajo mbi te cilen prindi i ri dhe femija kane ngulur syte kurse mendja iu bredh ne kohe te tjera.
Vjen zeri i Vace Zeles ne tipin e kengeve per dreq ku bertet dhe thote
Refreni Ne shekuj ece mes krismave
Mes bresherit te plumbave
I lidhur fort me token
Dhe me endrren me tbukur me te bardhe.
Permbi truallin tend e peshtete koken
Ne cdo gezim e shqote o shqiptar
Ne cdo gezim e shqote o shqiptar
Dhe tani afroma pak ballin shqiptar.
Ja koha la ketu ne cdo brazde
Shume gjurme eh cgjurme tarta jane...
Po pranveren ke ti sot ne sy
Dyfeklidhuri me gjalme
Lumenjt kurre slodhen duke rendur ne det.
As ti su ndale jo drejt lirise
Drejt kenges qe ndezi rrufete...
Gjurme te arta quhet kenga e kompozuar nga Kujtim Laro fituese e festivalit ne RTSH 1973. Te vetmet fjale qe degjon ne dokumentar jane keto qe kendon Vace Zela.
Me gjithe propaganden tendenca per ti ikur realizmit eshte e qarte. shte i qarte moderniteti i ketij dokumentari qe i vecuar si lebroz rri ne dokumentaristiken shqiptare per te mos thene dhe brenda vete krijimtarise se Anagnostit.
Moderne per strukturen ku dhe si eshte ngritur moderne sepse nuk ka te beje me traditen qe krijuan ne gjinine e dokumentarit veprat para tij ka te ngjare dhe ato qe u krijuan me pas.
Por kjo nuk do te thote se e shmang dilemen qe e buron ky lloj arti ne kushtet e kontrollit shteteror Talent dhe partishmeri instinkt dhe vetedije.
Shartimet e gjuhes se talentuar kinematografike me gjuhen e propagandes jane nje ceshtje per te cilen veshtire se mund te marresh nje pergjigje nga regjisori shqiptar.
Nese kjo ishte nje teke profesionale nga merzia qe i vinte tek shihte si trajtohej dokumentari nga koleget e tij apo ishte vetedije per te perdorur maksimalisht ato pak mjete qe i lejoheshin
Te mendosh qe e vetmja deklarate qe ai ka leshuar per kete rast eshte kjo histori qe nuk eshte por tingellon anekdote Perjetesi gjithsej shtate minuta film qe ne fillim u quajt kryeveper dhe u be gati ti cohej dhurate per ditelindje nga Kinostudioja shokut Enver por qe Ramiz Alia e groposi si veper moderniste. Nuk u shfaq kurre. U cudita se ishte filmi me politik qe kisha bere.