E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: 2011, vit me vizion për arritjet

Shqipëria ka arritur sukses në proçesin e liberalizimit të vizave dhe për këtë, viti 2010 dëshmoi se u përmbushën të gjitha aspiratat e lëvizjes së lirë. Kjo ishte deklarata e presidentit Bamir Topi në një pritje që po mban me trupin diplomatik në Pallatin e Brigadave.

Gjatë fjalës përshëndetëse, Topi rikujtoi se liberalizimi i vizave ishte nje sukses për shqiptaret, ndërsa synim mbeten përpjekjet e Shqipërise për t`u anetarësuar në Bashkimin Evropian.

Nderkaq, Topi theksoi se 2011 mbetet vit me vizion për arritjet e mëtejshme, ndërsa kerkoi një bashkepunim mes palëve dhe dialogu shkon në shërbim të saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›