Dy anije iraniane kalojnë Suezin

Nga Express më 21 shkurt 2011 në ora 18:00
Dy anije luftarake iraniane, të drejtuara për në Siri, që po përgatiteshin të kalonin kanalin e Suezit, e kanë bërë një gjë të tillë.
Lajmin e ka bërë të ditur televizioni shtetëror iranian, Al Alam.
“Dy anije luftarake kanë kaluar kanalin dhe po i drejtohen një porti sirian”, tha televizioni.
Izraeli e ka konsideruar këtë kalim, i pari që nga viti 1979, si “një provokim”.
Më herët ishte raportuar se kalimi i dy anijeve të flotës së Iranit nëpër Kanalin e Suezit, ishte shtyrë për së 48 orë.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka akuzuar Iranin se po përpiqet ta shfrytëzoj jo-stabilitetin aktual në Egjipt.