E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Riad u festua Dita e Pavarësisë së Kosovës

Nga Express më 21 shkurt 2011 në ora 18:48

Në kryeqytetin e Arabisë Saudite është shënuar trevjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Të ngarkuarit me punë të Kosovës në këtë vend, Rexhep Boja, pjesëmarrës në këtë festë nga vende që kanë njohur Kosovën dhe miq të tjerë, i kanë premtuar mbështetje dhe se do të lobojnë për njohjen e pavarësisë së Kosovës edhe nga ato vende që ende nuk e kanë bërë këtë punë.

Pati edhe përfaqësues vendesh që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Boja ka falënderuar Mbretërinë e Arabisë Saudite, cila njohu pavarësinë e Kosovës më 20 prill 2009, për të vazhduar me përkrahjen për popullin e Kosovës.

Ai kujtoi para të pranishmëve argumentet për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›