Rikonstruksioni i rruges Kozare-Kucove
Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të rikonstruksionit të rrugës Kozare-Kuçovë. Ai tha se punimet në dy segmentet shtese që ka kërkuar komuniteti i zonës: rikonstruksioni i hyrjes së qytetit të Kuçovës, si dhe rikonstruksioni i aksit do të lidhin komunën Perondi me rrugën Kozare-Kuçovë.
Rruga Kozarë-Kuçovë, 3.82 kilometra, lidh qendrën e komunës Kozarë, me qytetin e Kuçovës. Përfitues nga ky investim janë 25 mijë banorë të komunave Kozare, Kuçovë, Perondi. Kjo rrugë është financuar nga Qeveria Shqiptare, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane e Investimeve, me vlerë 163 milionë lekë.
Kreu i qeverisë tha se në katër vitet që vijnë qeveria do të ndërtojë në Kozarë, në Berat dhe kudo në Shqipëri rrjetin e ujitjes më modern që ekziston sot në ndonjë vend.
“Le të ecim ne Përpara për të bërë çdo ditë e më shumë fshatin tonë, komunat tona më të begata. Le t’i lëmë ata me ngjalat e Nard Kokës, se një e nga një do t’i ngecin në fyt. Po vëllezër, Aleanca e ngjalave. Ne, fjalën njëri-tjetrit dhe të punojmë për të shndërruar në vepra të gjitha premtimet tona”, u shpreh Kryeministri Berisha.