E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy balerine kapen ne autobus me dy valixhe me droge Fotot

Tepelene 18 tetor 2011 NOA ndash Dy balerinet Nertil Xhani dhe Almenda Hoxha u kapen ne Tepelene me dy valixhe me marijuane te cilat po i transportonin me autobusin ku udhetonin perdrejt Tiranes.
25-vjecari Nertil Xhani dhe 22-vjecarja Almenda Hoxha u kapen te henen rreth ores 16.50 ne autobusin e firmes Trika te linjes Gjirokaster ndashTirane.
Ata po transportonin 44 pako me marijuane te cilat i kishin fshehur ne bagazhin e autobusit brenda dy valixheve te medha.
Pas informacioneve ne rruge operative uniformat blu u vune ne ndjekje te autobusit ne vendin e njohur si ish-Agjencia e Udhetareve ne Luftinje ne aksin rrugor kombetar Tepelene - Krahs dhe rreth ores 17.00 ata ndaluan autobusin ne bagazhin e te cilit mes cantave te tjera zbuluan edhe dy valixhet e dyshuara me lende narkotike.
Nga kqyrja e valixheve rezultuan 44 pako ne forme cilindrike te mbeshtjella me leter natriban dhe brenda tyre ndodhej lenda narkotike e papresuar ne forme boceje.
Para se te identifikonte dy autoret policia mori ne pyetje te gjithe pasagjeret dhe drejtuesit e autobusit nga ku rezultoi se dy valixhet u perkisnin dy balerineve nga Tirana.
Sipas policise dy koreografet kolege pune me njeri ndashtjetri e kishin blere drogen ne Lazarat per ta shitur ne sasi te vogla me pas ne Tirane per konsum te brendshem ne ambientet e shkollave universiteteve dhe pubeve te nates.
mit/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›