E Diel, 1 Nëntor 2026

50 vjetori i Korpusit te Paqes nderohet presidenti Topi

Tirane 18 tetor 2011 NOA - Presidenti i Republikes Bamir Topi eshte nderuar nga Korpusi i Paqes per mbeshtetjen dhe bashkepunimin qe i ka dhene organizates vullnetare.
Medalja e Mirenjohjes iu dorezua Kreut te Shtetit nga Zevendesdrejtoresha e Korpusit te Paqes Keri Hesler-Reidilit gjate takimit ne presidence ne prani te ambasadorit amerikan Aleksander Arvizu.
Vleresoj te gjithe ndihmen qe ka dhene qeveria e Shteteve te Bashkuara te Amerikes Korpusi i Paqes per shqiptaret per institucionet ne te gjitha nivelet dhe sikurse dihet ne te gjithe territorin ne zonat urbane ne zonat rurale sidomos ne fusha shume te rendesishme duke filluar me arsimin me shendetesine me bujqesine me biznesin me mundesine e perdorimit te gjuhes angleze e cila eshte bere sot nje gjuhe e perbotshme. Ju siguroj qe do te keni mbeshtetjen e vecante te Institucionit te Presidentit per te gjithe kontributin tuaj edhe ne vazhdim tha Presidenti Topi.
Zonja Reidilit vuri ne dukje se ne Shqiperi numerohen rreth 500 vullnetare te Korpusit te Paqes ndersa prezantoi drejtorin vendor Hill Denham edhe tre nga administruesit e Programeve te Korpusit te Paqes ne Shqiperi Darina Kaltani Diana Djaloshi dhe Agim Dyrmishi te cilet paraqiten punen dhe programet e tyre konkrete ne terren.
Ambasadori i SHBA-se ne vendin tone Aleksander Arvizu tha se 50-vjetori i krijimi te Korpusti eshte i rendesishem edhe ne Shqiperi sidomos ne fshatrat me te thella te vendit tone.
a.q/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›