E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i vdekur ne miniere minatori RISHM Shperthim i paparashikuar

Bulqize 18 tetor 2011 NOA ndash Gjendet i vdekur pas shperthimit te gazit ne pusin 2 te minieres se Bulqizes minatori Naim Shyti.
Minatori gjeti vdekjen e menjehershme pas shperthimit ne nivelin 17-te te pusit 2 te gazit te hidrogjenit qe plagosi edhe shtate minatore te tjere qe ishin duke punuar aty.
Nderkohe behet me dije se minatori qe nuk po gjendej eshte identifikuar si Astrit Cupi dhe ai eshte tashme jashte minieres i shpetuar nga forcat e emergjences te derguara ne Bulqize nga Ministria e Brendshme.
Lidhur me shperthimin e rende ne minieren e Bulqizes sapo ka reaguar edhe Reparti i Inspektim-Shpetimit te Minierave prane METE-s i cili ka deklaruar se ne nivelin e 17-te te minieres po kryheshin punime.
Sipas RISHM-it ne miniere ka shperthyer nje sasi hidrogjeni ne menyre te paparashikuar nga ekspertet.
Tashme jane identifikuar disa nga minatoret e plagosur qe jane duke u mjekuar ne spitalin Ushtarak ne Tirane.
Ata jane Hajri Koci Bastri Toska Zaim Perkola e Xhelal Ruci ndersa nuk dihet ende emrat e tre te tjereve. Vijon...
mit/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›