E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga kontrabandistit te sapunit dhe detergjenteve

Elbasan 18 tetor 2011 NOA ndash Nje 43 vjecar ka perfunduar ne pranga sot pas operacionit policor te kodruar Detergjenti i ri. Ngjarja ka ndodhur ne Elbasan kur Arben Nezir Beqiri i datelindjes 08.02. 1968 lindur e banues ne Elbasan eshte kapur ne flagrance ne zonen e quajtur Ish pularia e vjeter ne lagjen Shenkoll.
Sipas deklarates zyrtare te policise Beqirit i jane gjetur nje sasi e madhe materialesh per prodhim detergjentesh
- 1900 cope sapuni i prodhuar ne menyre te kundraligjshme dhe i gatshem per tu shitur ne tregun e qytetit dhe te rrethinave te Elbasanit dhe me gjere.
- 25.000 cope sapun.
- 30 litra yndyre per prodhimin e sapunit
- 720 kg sode kaustike te dyshuar te futur kontrabande per prodhimin e sapunit dhe te detergjenteve te tjere
- 1700 kg sode kaustike e futur kontrabande
- 700 kg kripe deti
- 140 kg dylle sapuni
- 7 kazane te mbushur me sapun gjysem te gatshem
Nga hetimet e kryera deri me tani ka rezultuar se ky shtetas i kishte futur kondrabande keto mallra nga Maqedonia dhe kishte si qellim tregun e Elbasanit dhe me gjere.
a.q/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›