Pranga "agjentit të rremë" të Interpolit në Tiranë
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur se Drejtoria Kundër Krimit Financiar në Departamentin kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me njësinë e përbashkët hetimore pranë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, rreth orës 18.30 të ditës së djeshme finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Agjenti i rremë", në kuadër të të cilit u bë i mundur arrestimi i shtetasve Fatmir Fllaga, 55 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe Adriana Ura, 26 vjeçe, lindur në Shkodër dhe banuese në Tiranë.
Policia bëri të ditur se nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke u prezantuar sikur përfaqësonin Zyrën e Interpolit Ndërkombëtar në Ministrinë e Drejtësisë, kanë mashtruar rreth 100 qytetarë, të cilëve u premtonin se do t’i punësonin si agjentë të interpolit, duke përfituar prej tyre shuma të konsiderueshme në para. Ndërkohë viktimat e mashtrimit të tyre i pajisnin me dokumente identifikimi dhe pasaporta diplomatike false.
Shtetasit e mësipërm kishin krijuar madje një staf zyre me financierë e punonjës të tjerë dhe u paraqiteshin qytetarëve sikur financoheshin nga shtetas të huaj, me Drejtor të Përgjithshëm një shtetas me emrin e rremë Romollo Berluskoni.
Policia tha se finalizimi me sukses i këtij operacioni u bë i mundur pas një hetimi 2 mujor të strukturave të Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë dhe në momentin e arrestimit këtyre shtetasve iu sekuestrua një sasi e konsiderueshme dokumentesh dhe provash materiale.