Spanja e mobilizuarParaguai akuza arbitrit
TIRANE- Spanja synon të arrijë për herë të parë në gjysmëfinale pas 60 vjetësh, teksa përballë sot në mbrëmje do të jetë një skuadër si Paraguai. "Do të bëjmë gjithçka për të qenë mes katër më të mirëve. Nëse luajme me të njëjtin mentalitet që u përballëm me Portugalinë, do të jetë fantastike", deklaroi dje trajneri Vicente Del Boske, i cili shprehu besimin maksimal tek sulmuesi Fernando Torres. "Ai është një lojtar special, duhet të kemi durim me të", tha tekniku i Spanjës. Ndërkohë, në kampin e Paraguait janë marrë më shumë me arbitrin Batres, që gjykoi Itali-Zelandë e Re. Amerikano-jugorët kanë nisur një sulm i vërtetë kundër FIFA-s dhe Blaterit për caktimin e arbitrit nga Guatemala Batres. Ai gjykoi ndeshjen mes Italisë dhe Zelandës së Re, duke lejuar një gol në pozicion jashtë loje të neozelandezëve dhe duke dhënë një penallti bujare për italianët. "është më i keqi në historinë e Guatemalës, një vend ku nuk ekziston fare futbolli. Turp!", ka thënë ish-portieri i kombëtares së Paraguajt Hoze Luis Shilavert.
(Altin Latifi/BalkanWeb)
(Altin Latifi/BalkanWeb)