E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi paralajmeron qeverine per Paktin me Athinen

Kreu i shtetit kritika mazhorances per dekretet mbi Kushtetuesen

Presidenti i Republikes Bamir Topi paralajmeroi fuqishem qeverine ne lidhje me rinegocimin e Marreveshjes se Ujerave me Greqine. Ne menyre direkte kreu i shtetit shqiptar ka kujtuar vendimin e Gjykates Kushtetuese e cila ka vendosur si precedent qe ne marreveshjet ndershteterore nje institucion kryesor ne hartimin dhe dhenien e lejes eshte Presidenti i Republikes.

Ne emisionin Opinion te gazetarit Blendi Fevziu kreu i shtetit beri me dije se nuk ishte i informuar ne rastin e pare te marreveshjes detare mes Shqiperise dhe Greqise. Cilido qe do futet ne emer te shtetit duhet te kete detyrimin te marre pelqimin nga Presidenti. Heren e pare Presidenti u anashkalua per paktin detar. Konteksti kushtetues pershin Ministrine e Jashtme pas marrjes se lejes nga Presidenti. Une deri tani nuk kam kerkese nga Ministria e Jashtme. Une jam konform vendimeve qe jane marre nga Gjykata Kushtetuese. Shqiperia dhe Greqia jane dy vende te NATO-s dhe ka njemije menyra per ta zgjidhur kete ceshtje me mirekuptim tha Presidenti Topi.

Rikandidimi ne 2012-n

Ne lidhje me mundesine per te rikandiduar si President ne korrik 2012 kreu i shtetit Bamir Topi i pergjigjet ne menyre indirekte duke thene se se jam ne nje moshe qe fizikisht dhe biologjikisht me jep mundesine te mbetem aktiv. Presidenti Topi theksoi se ka nje karriere te gjate ne politike por nese e ka apo jo mbeshtetjen e kesaj mazhorance Presidenti ka kerkuar ti drejtohet kjo pyetje kreut te shumices aktuale parlamentare. Kam dale nga Partia Demokratike mbi bazen e nje karriere te gjate ne PD duke ruajtur marredhenie mjaft korrekte me koleget me kryetarin Kryeministrin dhe politika ka nevoje ti beje njerezit shume racionale. Kjo nenkupton respekt per mjedisin politik per koleget qe kemi ndare opsione te perbashketa dhe diferenciale tha Presidenti Topi.

Rezervat per Prokurorine

Duke iu referuar punes se prokurorise perballe lumit te akuzave te politikes shqiptare Presidenti theksoi se per hetimin e politikaneve duhet te ishte nje performance me e mire. Fakti tregon se politikanet kane fituar te drejten e paprekshmerise. Nuk eshte ky misioni i politikes. Shkoni depozitoni dhe atehere institucioni do vendose dhe do te koncentrohet edhe vendimi. Jemi ne pritje te prokurorise. Une mendoj se nuk duhet te referohemi tek dosjet e fundit por prokuroria ka mjaft gjera per te vleresuar tha Presidenti. I pyetur per rolin e Ina Rames si Prokurore e Pergjithshme kreu i shtetit shtoi se mendoj se performanca duhet te jete me e mire.

Kritikat per Parlamentin

Presidenti ne menyre indirekte shpreh rezerva per punen e Parlamentit ne lidhje me dekretet per Gjykaten e Larte dhe Kushtetuese. U ezauruan te gjitha seancat degjimore dhe disa kandidate u percudnuan me pyetje aspak profesionale. Ne rast se institucioni do ti respektonte do te duhet ta bente qe ne fillim tha Presidenti Topi. Lidhur me pyetjen nese institucioni i kreut te shtetit ka respektuar kriteret per te mos zgjedhur personat qe kane punuar gjate kohes se komunizmit Presidenti tha se jam i detyruar te respektoj kriteret kushtetuese ligjore. Per sa kohe ka nje kuader ligjor do ishte gabim te dilja kunder. Mazhoranca percakton votat ne Parlament. Gjykata e Larte dhe Gjykata Kushtetuese u sherbejne te gjitheve. Kandidaturat e reja te jene kandidatura qe nuk kane te bejne me sistemin tjeter. Ata jane diplomuar ne demokraci dhe per fat te keq deri tani nuk kemi nje proces te perfunduar. Lidhur me idene e bojkotit te PS per zgjedhjet e 8 majit 2011 Presidenti theksoi se do ishte nje humbje shume e madhe. Do ishte nje veprim i pamatur per cilindo sepse Shqiperia eshte sot keshtu per shkak te klimes politike

Faji i politikes

Presidenti Bamir Topi fajesoi fund e krye politiken per ceshtjen e pronave. Politika e ka defektin per ligjin e pronave. Nese ka shembull elokuent ku klasa dhe politika kane deshtuar gjate 20 viteve eshte ceshtja e prones. Jemi vend i vogel dhe ne pjesen me te madhe te territorit nuk e ka kete problem. Gjithmone ceshtjet e pronesise jane prezente aty ku ia vlejne. Me thoni ne bregdetin e Jugut cfare problemesh ka pronesia. Dikush e ka te trasheguar dikush eshte me ligjin 7501. Nuk ka nje fizionomi te sakte. Ka ligje dhe akte administrative pa fund. Ky tregon nje proces te pafund. Nuk ka asgje te pazgjidhshme kur behet fjale per statistika te sakta tha Topi.

Piramida dhe Kuvendi

Ne rast se do pyesje nese ka nevoje Shqiperia per nje Parlament une do thosha lsquopo. Duhet nje institucion dinjitoz edhe per shtetin edhe per deputetin. Do isha dakord per te mbeshtetur ndertimin e Parlamentit te ri. Per zonen ku do ndertohej politika te jete e kujdesshme. Duhet te konsultohet me institucione dhe eksperte tha Presidenti Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›