Gjendet i varur një i ri, i paidentifikuar
Fier- Një i ri, ende i paidentifikuar u gjet i varur në një pemë, në buzë të rrugës Fier-Vlorë. Trupi i pajetë është gjendur i varur në një degë ulliri nga një çiftbashkëshortësh, të cilat ishin duke punuar në ullishtën pronë të tyre pranë vendit të ngjarjes.
Sipas burimeve policore, eksperëtët e mbërritur në vendin e ngjarjes, të njoftuar nga bashkëshortët sqarojnë se viktima është e seksit mashkull dhe nuk është më shumë se 22-vjeç.
“Ai u gjet pranë vendit të njohur si Liqeni, në aksin Fier-Vlorë, por nuk ka pasur me vete asnjë mjet identifikimi”- thanë burimet e policisë, duke shtuar se në trupin e tij nuk janë dalluar shenja dhune. Dyshimet e para janë për një vetëvarje në kushtet e depresionit.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e qytetit për ekzaminime të mëtejshme nga mjeku ligjor. Kurse policia ka bërë shpërndarjen e fotove, për të bërë të mundur identifikimin e viktimës.