E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, arrestohet për hashash 48-vjeçarja

Vlorë- “Kujtesa për ligjin” është operacioni i koduar për shtetasit që janë cilësuar si kultivues të hashashit. Burime nga policia e Vlorës pohojnë se janë në fazat e ekzekutimit të vendimeve të gjykatës së Vlorës, në lidhje me autorët e mbjelljeve të këtyre bimëve.

Urdhri më i fundit është ekzekutuar ndaj një shtetaseje me banim në Velçë. Çështja ndaj saj daton prej dhjetorit të vitit 2004, kohë në të cilën gjykata e Vlorës e ka shpallur fajtore për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.

“Në zbatim të këtij vendimi, seksioni i luftës kundër narkotikëve, ka ndaluar shtetasen Inxhi Xhaferraj, 48-vjeç, e cila është e dënuar me dy vjet burg nga gjyqësori i Vlorës”- thanë burimet policore.

Në listën e autorëve janë tashmë një numër i konsiderueshëm grash, të cilat kanë marrë përsipër autorësinë, në shumë raste për të shpëtuar familjarët e vërtetë. Por duket se vullnetarizmi nuk ka rezultuar i dobishem, pasi gjithsesi ligji është zbatuar edhe për to.Metoda e zgjedhur nuk ka shpëtuar as të moshuarit, pasi ka edhe nga ata që vuajnë dënimin, si kultivues kanabisi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›