Dy ditë larg zgjedhjeve, Obama dhe Romney bëjnë përpjekjet e fundit
SHBA- Edhe dy ditë na ndajnë nga zhgjedhjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa dy kandidatët po bëjnë të pamundurën për të dalë të suksesshmë në këtë garë.
Republikani Mittt Romney po përfundon fushatën e tij në Ohajo, Ajua, Pensilvani dhe Virxhinia, ndërsa presidenti Obama ndodhet në Nju New Hampshire, Florida, Ohio dhe Colorado.
Ndryshe nga vitet e tjera këtë herë sondazhet në prag të zgjedhjeve tregojnë se gjithçka mund të përfundojë në barazim mes dy kandidatëve. Për këtë arsye këto ditë ata po i shfrytëzojnë për të bindur ata njerës që ende nuk e kanë vendosur për kë do të votojnë.
Nëse vëretet zgjedhjet dalin barazim atëherë ka shumë gjasa që në krye të SHBA-ve të vihet Mitt Romnesy, pasi kandidati fitues do të vendoset nga Senati. Meqenëse shumica e senatit është republikane, atëherë ata do të votojnë për kandidatin e tyre.
/IDEA/