E Diel, 1 Nëntor 2026

"Dy duzina me trëndafila të kuqerremtë", në teatrin e Metropolit

"Dy duzina me trëndafila të kuqerremtë", është shfaqja komedi që do të vijë në teatrin Metropol, me regji të Keltjeta Shehut. Kjo shfaqje ka në qëndër familjen, ku Alberto një inxhinier i sukseshëm i cili është martuar me Marinën, të dy kanë vite sëbashku dhe akoma nuk kanë një fëmijë. Jeta e tyre në çift është shndërruar në monotoni. Alberto personazhi kryesor kërkon një aventurë ku i dërgon dy dyzina me trëndafila të kyqerremtë një zonje, por gabimisht lulet bien në duart e gruas së tij.
Kjo shfaqje vjen nën interpretimin e Florian Agollit, Xhemi Hallullit, Besim Bitagut dhe Flonja Kabës. Ndërkohë që aktorët i kanë marrë duartrokitjet e para të shfaqes në qytetin e Vlorës disa ditë më parë. “Dy dyzina me trëndafila të kuqerremtë” do të jepet për publikun e kryeqytetit në datë 29 dhe 30 qershor në teatrin Metropol në sallën Cehov.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›