E Diel, 1 Nëntor 2026

Mallakastër, mbytet 15 vjeçari teksa po luante me shokët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në orën 12.45, ndërsa një i ri është mbytur në lumin Vjosë në vendin e quajtur Fushë-Hekal të rrethit Mallakastër .
 

15 vjeçari me inicialet K.M mësohet se ishte mbytur në një gropë të thelle rreth 4-5 metra te krijuar per marrjen e inerteve, ndërsa ishte duke luajtur me disa shokë.
 

Me marrjen e njoftimit, ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe specialiste te Hetimit dhe Parandalimit te Krimit te Komisariatit te Policise Fier, per kryerjen e veprimeve hetimore.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›