Dy fëmijët rrahin njerkën

Dy fëmijët që jetonin me të atin dhe njerkën e tyre, kanë sulmuar fizikisht këtë të fundit, duke e kërcënuar madje se do t’i merrnin jetën.
Ngjarja ka ndodhur ditën e mërkurë, në shtëpinë familjare të 48-vjeçarit T.D nga fshati Krivogashtani.
Djali më i madh, 18-vjeçari F.D kishte filluar ta rrihte pa asnjë arsye bashkëshorten e pakurorëzuar të të atit, që t’i vinte në ndihmë më pas edhe vëllai i vogël 8-vjeçar.
F.D kishte shtënë disa herë me pistoletë në ajër, duke kërcënuar viktimën se do ta vriste.
Ajo ishte larguar nga shtëpia dhe ishte strehuar tek fqinjët./Indeksonline/