Tahiri i shkruan Mustafës mos e mirato Planin Zhvillimor Komunal 2013-2022+

Kabineti i kryetarit të komunës së Prishtinës e ka cilësuar qesharake analizën tonë dhe kërkesën për mos miratim nga Kuvendi komunal të Planit Zhvillimor Komunal 2013 – 2022+.
Do të doja nga të gjithë që të lexojnë analizën tonë dhe letrën e dërguar kryetarit të komunës dhe të vlerësojnë vet se a është kjo analizë qesharake apo është plani i komunës ofendues për qytetarët e Prishtinës.
Në vlerësime tona, ky plan nuk duhet të miratohet pasi që ka probleme serioze në: papërcaktueshmëri kohore, mungesë të planifikimit financiar, të dhëna të gabuara cilësore dhe sasiore, krahasime të gabuara dhe jologjike, fjali apo paragrafë të pakuptimtë etj.
Kualifikimet personale, janë thjeshtë ikje nga përgjegjësia si dhe tendencë për ti minimizuar defektet serioze që ka ky plan./Indeksonline/