Dy raketa nga Libani godasin Izraelin

Policia e Izraelit ka njoftuar se dy raketa të hedhura nga Libani kanë goditur pjesën veriore të Izraelit. Një zëdhënëse e policisë ka thënë se njoftimet fillestare thonë që të dy raketat e kanë goditur të enjten një zonë të hapur, duke mos shkaktuar asnjë dëm apo viktima.Ushtria izraelite ka thënë se sistemi anti-raketor “Iron Dome” i këtij vendi i kishte vëzhguar raketat që janë hedhur nga Libani.
Dëshmitarët sot kanë raportuar se kanë dëgjuar shpërthime në afërsi të qytetit bregdetar të Naharias.
Deri më tash askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.
Libani jugor është një zonë që kontrollohet nga militantët shiit të Hezballahut që qenë përfshirë në luftë njëmujore me Izraelin në vitin 2006.
Nga e njëjta zonë e Libanit, edhe militantët palestinezë kanë hedhur raketa në drejtim të Izraelit./Indeksonline/