E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy filma shqiptare per ne Berlinale 2012

Perzgjedhesit e Festivalit Nderkombetar te Berlinit pas vizionimit te filmave nga vendet e Ballkanit vendosen te rekomandojne per premiere boterore ne Berlinale 2012 dy filma shqiptare. Sipas njoftimit per shtyp nga Qendra Kombetare Kinematografike Anna Hoffman Bernd Buder dhe Nikolaj Nikitin kane perzgjedhur per seksionin Forum International filmin e gjate artistik. Farmakon te regjisorit Joni Shanaj dhe filmin e shkurter Dita e fundit e Loro Shestanit nga Sokol Keraj. Po sipas QKK-se ne diskutim per rekomandim ne Berlinale eshte edhe nje film tjeter artistik i gjate i cili do te publikohet me vone.

Tre perzgjedhesit qe ishin ne Tirane ne datat 13-17 nentor per te pare filmat nga Serbia Sllovenia Kroacia Maqedonia Kosova etj jane pjese e fazes se pare te perzgjedhjes ne te cilen duhet te kaloje nje film per ne Berlinale. Me pas do te jene selektoret e festivalit te cilet mbi baze te rregullave te tyre do te bejne dhe perzgjedhjen perfundimtare te filmit qe do te shfaqet premiere boterore ne Berlinale 2012.Kete vit u paraqiten ne fazen e pare rreth 130 filma artistike dokumentare dhe te animuar. Shqiperia u prezantua me 7 filma nderkohe qe per here te pare ne kete faze perzgjedhjeje u perfshi edhe Kosova me 6 filma.

Kjo eshte hera e pare qe Shqiperia u be vendtakimi per prodhimet kinematografike nga Ballkani. Vitin qe shkoi u perzgjodh per ne Berlinale filmi Amnistia i Bujar Alimanit nderkohe qe Festivali Nderkombetar i Filmit ne Berlin kete vit zhvillon edicionin e tij te 62-te ne datat 9-22 shkurt 2012

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›