E Diel, 1 Nëntor 2026

I humben 1 milion leke ekzekuton marangozin qe bente punimet ne shtepi

Andrea Berberi ka ekzekutuar me arme zjarri 42-vjecarin Luan Puja pasi e akuzonte se i kishte vjedhur 1 milion leke ne shtepi

Nje 42-vjecar ka mbetur i vdekur pasi eshte qelluar disa here me arme zjarri. Ngjarja e rende ka ndodhur ne zonen e Spitalles ne qytetin e Durresit. Sipas policise viktima eshte 42-vjecari Luan Puja i martuar me dy femije. Si pasoje e plages se marre 42-vjecari ka nderruar jete ne moment. Ne vendngjarje kane mberritur menjehere forcat e policise te cilat teksa kane rrethuar te gjithe vendin e krimit jane vene ne ndjekje te autorit. Pak minuta pas vrasjes ata kane vene ne pranga 65-vjecarin Andrea Berberi i cili pasi kreu krimin po tentonte te largohej nga zona. Mesohet se autori i krimit ishte komshi me viktimen. Sipas policise motiv i vrasjes dyshohet te jete nje shume parash qe autori dyshon tia kete vjedhur viktima.

Historia e konfliktit

Nga te dhenat e para te grumbulluara nderkohe qe grupi hetimor vazhdon kryerjen e veprimeve rezulton se ngjarja ka pasur si motiv nje konflikt te para disa viteve midis paleve komshinj me njeri-tjetrin. Sipas policise konflikti mes viktimes dhe autorit ka nisur kater vite me pare kur viktima ishte kontraktuar nga autori per kryerjen e disa punimeve hidraulike dhe elektrike. Gjate kohes qe viktima Luan Puja po punonte ne banesen e Andrea Berberit ketij te fundit i kishte humbur shuma prej 1 milion lekesh. Per humbjen e parave ai ka akuzuar 42-vjecarin duke mos i shlyer detyrimin e tij per punet e kryera. Kjo ka bere qe autori dhe viktima te perfshiheshin ne konflikt te here pas hershem. Nga verifikimet e para rezulton se ky konflikt ka gjeneruar ne nje ngjarje te ndodhur ne daten 26 prill te ketij viti ku viktima ka qelluar me sende te forta autorin ngjarje e cila ka kaluar per gjykim ne gjykate. Nisur nga situata policia pohon se vrasja eshte e miremenduar nga ana e autorit i cili i ka zene prite duke e qelluar me shume se pese here ne trup me arme zjarri. Nderkaq ne qytetin e Durresit eshte regjistruar nje tjeter plagosje per konflikte te dobeta ne lagjen 16. I plagosuri eshte 27-vjecari Elvis Babaliu i cili eshte derguar per ne spitalin e Durresit per shkak te dy plageve qekishte marre ne kembe. Policia po punon per identifikimin dhe arrestimin e autoreve.

Arrestimi i autorit

Rreth ores 1450 minuta ne lagjen 15 te Durresit nje person qelloi me arme zjarri ne koke shtetasin Luan Puja 42 vjec banor i kesaj lagjeje. Blute e Durresit te sinjalizuar per ngjarjen kane nisur hetimet e para dhe kane shoqeruar shtetasin Andrea Berberi si te dyshuarin kryesor per vrasjen e 42-vjecarit. Berberi ka tentuar te arratiset menjehere pas ngjarjes dhe eshte kapur vetem disa minuta me vone. Kane qene banore te castit qe kane njoftuar policine pas te shtenave me arme. Nga mbledhja e fakteve policia ndertoi skenen e krimit. Dyshohet se Luan Puja eshte konfliktuar me shtetasin Andrea Berberi. Shkak jane bere punimet hidraulike para disa muajsh nga ana e Pujes ne shtepine e Berberit. Ky i fundit e ka akuzuar hidraulikun se nuk i ka kryer punime cilesore dhe grindja e sotmepasoi ate te disa muajve me pare. Policia vijon tembledhe prova dhe deshmiper zbardhjen e plote te ngjarjes se rende.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›