Dy filma te ri dokumentare flasin per perpjekjet e njerezve per demokraci

Tre filma dokumentare premierat e cileve u shfaqen kohet e fundit ne Festivalin Sundance ne Park City te Utah-s flasin mbi perpjekjet e njerezve per te fituar te drejtat e tyre. Keta filma ofrojne nje tabllo unike per shoqeri te ndryshme. Sot do tju njohim me dy prej tyre i pari na njeh me perpjekjet per demokraci ne nje shtet afrikan ne Gane dhe i dyti me luften per te drejtat civile te zezakeve ne Shtetet e Bashkuara ne vitet 60 dhe 70. Dokumentaret pritet te shfaqen ne kinema ne vende te ndryshme te botes gjate ketij viti
Filmi dokumentar An Afrikan election Zgjedhje afrikane me producent Xhareth Merx e merr temen nga zgjedhjet presidenciale te vitit 2008 ne Gane. Ne film pershkruhen 3 muaj nga jeta e kandidateve te dy partive kryesore politike dhe lufta e tyre per pushtet. Keto zgjedhje jane teper te rendesishme per popullin e Ganes. Shume njerez vuajne nga varferia e madhe dhe shpresojne qe kandidati i tyre do tia ndryshoje jeten si ky fermer ganez
Shpresojme qe vendi te behet me mire dhe qe te gjithe te kene mundesine te kene ushqim arsim dhe kujdes shendetesor.
Ne zgjedhjet e Ganes pati nje pjesemarrje massive.
Ganezet nuk e tregojne se per cilin kandidat do votojne sipas tyre vota eshte sekrete.
Rezultati i zgjedhjeve ishte i debatueshem. Pati akuza per vjedhjen e votave dhe kjo nxiti zemerimin e njerezve qe kercenuan per protesta.
Ushtria ishte ne gjendje gadishmerie per ta shtypur kryengritjen popullore. Per nje fare kohe askush nuk e dinte se cdo te ndodhte.
Kishte njerez qe qellonin me arme zjarri
Por ganezet qendruan te qete dhe rregulli nuk u prish. Producenti Merx thote se dokumentari per zgjedhjet ne Gane tregon se demokracia eshte e forte kur elektorati eshte i tille dhe se demokracia mbizoteron kur ajo respektohet nga njerezit.
Ne filmin dokumnetar The Black Power Mixtape 1967-1975 producenti suedez Goran Olsson paraqet levizjen e zezakeve the black power movement ne Amerike nga kendveshtrimi i nje suedezi. Ai shfrytezon pamjet filmike nga arkivat e reportereve suedeze te cilet filmuan afrikano-amerikane ne vitet 60-70.
Duke folur ne Stokholm Stokely Carmichael nje aktivist i levizjes black power kritikon Dr. Martin Luter Kingun per teorine e tij qe zezaket ti fitojne te drejtat jo perms dhunes por permes integrimit ne shoqerine amerikane.
Ai besonte ne teorine e rreme se qe te funksionoje ideja e mos perdorimit te dhunes kundershtari duhte te kete ndergjegje. Por kjo nuk funksionon ne SHBA.
Afrikano-amerikanja Angela Davis e akuzuar si bashkepunetore ne vrasje qe ne ate kohe ishte radikale flet ne film me nje gazetar suedez. Ajo flet nga burgu per racizimin dhe per te ngritur grushtin kunder shtypjes sociale.
Ju me pyesni ne se une jam dakord me dhunen Kjo nuk ka fare kuptim. Me pyesni ne se duhen perdorur armet Une jam nga Birmingami i Alabames. Disa nga miqte me te mire mu vrane nga bombat e vendosura nga racistet.
Producenti Olson thote se gazetareve te huaj ju dha mundesia ne ato vite per tu takuar me keta aktiviste.
Kur vjen nga larg dhe hyn ne disa komunitete mund te besh pyetje te pakuptimta dhe naive e megjithate mund te marresh pergjigje shume te mira sepse keta njerez e kuptojne se ne suedezet nuk i kuptojme dot te gjitha gjerat. Duhet te tregohemi zemergjere me ta te japim shpjegime.
Olson thote se filmi i tij mbetet aktual edhe sot.
Mendoj se nga Levizja the Black Power Movement mesojme se njerezit kane te drejta dhe nuk duhet te presin duarkryq qe dikush tjeter tua jape ato.
Kjo thote producenti Goran Olson lidhet sot direkt me gjendjen e grupeve te ndryshme etnike pakicave apo me dallimet gjinore qe ekzistojne ne shoqerine njerezore.