E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ringjallja nepermjet ringjalljeve

Perkthyesit e letersise ne vendet totalitare e kishin kuptuar me se miri misionin e tyre te vecante. Paradoksi i perkthyesit shqiptar nje perkthyes i izoluar nga kultura dhe gjuha nga e cila perkthente ishte se ky izolim tragjik e bente qe te ishte disa here me profesionist se koleget e tij perendimore te cilet kishin privilegjin qe te kishin edhe burimet filologjike edhe kontaktet e drejtperdrejta me autoret kur ata ishin gjalle qe perkthenin. Emrave te Fan S. Nolit Lazer Shantojes Mitrush Kutelit Gjon Shllakut Petro Zhejit Pashko Gjecit Robert Shvarcit Vedat Kokones Aurel Plasarit Petraq Kolevices Ardian Klosit Mira Meksit Piro Mishes u shtohet edhe emri i Dritan eles. Me i riu mes tyre te cilit vdekja e parakohshme i ka dhene privilegjin qe te qendroje edhe pas 100 vjetesh me i riu i perkthyesve shqiptare.

Rudolf Marku

Thuhet me te drejte se letersia nuk ekziston brenda nje gjuhe por dhe brenda nje kulture. Dhe keshtu perkthyesit e letersise del se nuk jane thjesht perkthyes gjuhesore por dhe pruresit e kultures percuesit e saj.

Kjo e vertete e madhe qe kuptuar me se miri sidomos ne vendet totalitare si Shqiperia dhe Rusia vende ku sistemi stalinist pati jetuar me gjate dhe me suksesshem. Lexuesi i vemendshem dhe i etshem i ketyre vendeve i ka rezervuar nje status te vecante perkthyesit te letersise. Perkthyesit me te mire ne vendin tone njiheshin dhe respektoheshin po aq sa dhe shkrimtaret me te mire madje disa here me teper se keta te fundit. Kjo dhe perkonte me perkufizimin mitik te perkthyesit si nje kasnec mes Zotave dhe vdekatareve apo me ate perkufizimin tjeter te perkthyesit si kontrabandist kulturash si nje smuggler vlerash ne nje shoqeri ku vlerat konsideroheshin jo vetem te papelqyeshme por edhe te rrezikshme. Perkthyesit e letersise ne vendet totalitare e kishin kuptuar me se miri misionin e tyre te vecante. Paradoksi i perkthyesit shqiptar nje perkthyes i izoluar nga kultura dhe gjuha nga e cila perkthente ishte se ky izolim tragjik e bente qe te ishte disa here me profesionist se koleget e tij perendimore te cilet kishin privilegjin qe te kishin dhe burimet filologjike dhe kontaktet e drejtperdrejta me autoret kur ata ishin gjalle qe perkthenin.

Emrave te Fan S. Nolit Lazer Shantojes Mitrush Kutelit Gjon Shllakut Petro Zhejit Pashko Gjecit Robert Shvarcit Vedat Kokones Aurel Plasarit Petraq Kolevices Ardian Klosit Mira Meksit Piro Mishes u shtohet dhe emri i Dritan Celes. Me i riu mes tyre te cilit vdekja e parakohshme i ka dhene privilegjin qe te qendrojne edhe pas 100 vjetesh me i riu i perkthyesve shqiptare.

2.

Dritan Cela ashtu si mjeshtrit e tjere te kultures shqiptare kishte vetedijen e pruresit te kultures boterore. Dhe cfare me ka befasuar gjithnje ne perkthimet e tij eshte se ndihet qe mosha fare e re nuk i pati krijuar asnje ndjesi inferioriteti teksa gjendej mes emrave te shquar te letersise boterore- ne shoqerine e Dino Buzzati-t Luigi Pirandello-s Italo Calvino-s Carmine Abates- po permendim vec ca prej tyre. Ne njefare kuptimi perkthyesi i mire identifikohet me autorin qe perkthen dhe me vepren qe perkthen. Identifikohet shpirterisht intelektualist. Fraza e autorit behet fraza e perkthyesit. Dhe fraza e perkthyesit behet fraza e autorit. Dhe kur autori eshte i vdekur perkthyesi e sjell ne boten e te gjalleve. Keshtu kembengulte Ezra Paund tek u shpjegonte akademikeve latiniste qe ankoheshin per perkthimin e tij te Sextus Propertius ne Homade to Sextus Propertius Ju doni nje te vdekur kurse une doja ta ringjallja autorin vdekur

Dritan i dashur tek i ringjallje me aq bujari autoret e vdekur a te pati shkuar nder mend se cdo ringjallje e tyre te perket edhe ty vete

3.

Nuk eshte e nevojshme ta kesh njohur personalisht Dritan Celen qe te kuptosh se ai perkthente vec ata autore qe pelqente. Kjo eshte nje tjeter veti e perkthyesit mjeshter e perkthyesit autor. Dino Buzzati duket se eshte nder me te preferuarit e tij. Ai trishtim i mrekullueshem i Dritanit nje trishtim qe paradoksalisht i jepte fytyres se tij butesi dhe ndricim gjendet ne cdo faqe te Buzzati-t. Dhe eshte ai trishtimi i natyrshem krijues pa te cilin dhe engjejt nuk do te mundnin te sfidonin ligjin e gravitacionit. Ai trishtim qe i mban engjejt ne ajer paksa te distancuar nga banaliteti tokesor. Ai trishtim qe do ti bente poetet franceze te thone Trishtim fytyre e bukur

Dritan i dashur e di si ti me kupton me teper se cdo njeri i gjalle i kesaj bote teksa kelthas ne heshtje O Zot sa te shemtuar qe jane poetet e lumtur

Pergjigje per dashurine e Dritan Celes

Violeta Murati

Mbushen pese vjet sot ne diten e shtune kur u nda nga jeta perkthyesi Dritan Cela me fatin e ndjekur nga i ati shkrimtar Zija Cela. Ne mjediset e Ministrise se Kultures do te kete nje takim per ta kujtuar perkthyesin shenjat e tij te jetes mbi libra e autore qe i ka lene trashegimi shqipes letrare nga perkthimet ne gjuhen italiane.

Ne kete arsye takimi vjen dhe libri Pergjigje per dashurine botim i OMBRA GVG nje kujdesje e perkryer qe shkrimtari Zija Cela ka kryer per te birin. Nje liber qe tingellon in memoriam quajtur i tille duke permbledhur impresione kolegesh shkrimtaresh gazetaresh piktoresh perkthyesish ne harkun kohor te pese vjeteve qe nuk eshte Dritani. Mbi nje lende te bollshme artistike qe vjen nga pertej deti pra nga gjuha italiane Dritani renditet nder te rinjte perkthyes qe ka perkryer gjuhen shqipe jo vetem ne nje ringjallje autoresh te huaj por ne nje estetike gjuhesore te cliruar nga mentalja e trasheguar. Ana njerezore dhe nevoja per ta ripare korpusin e autoreve qe Dritani ka lene ne letersi kthehen gjithnje ne arsye kujtese cfare mbetet si pasuri kulturore nga ky perkthyes. Botojme sot per here te pare dy shkrime te perfshira ne librin me permbledhje te artikujve per Dritan Celen e para impresioni per perkthyesin nga Rudolf Marku dhe enigmat e nje portreti nga piktori Saimir Strati nje dedikim mbi mozaik.

Mbi pritjen dhe ikjen

Per Dritan Celen

Petrit NIKA

E solle keshtjellen ne atdhe dhe ike

Diku ne shkretetiren pa fund e pa ane

Te presesh tartaret nga tokat armike

Se di ne Kastelnovo apo ne Bolzane.

Se di ne metrote e Milanos a dheut fiorentin

Vende aspak mikpritese per enderrimtaret

Ku Dantja qe Mesia i rreme per cdo rabin

Dhe shpetimtari i vertete per vete barbaret.

Ndoshta jo aq larg. Ne brigjet e Himares

Bisedon me diellin ne pritjen e gjate.

Ndoshta dhe me larg. Pertej imagjinates

Ankorove fllugen dhe pret te vije fllad.

Por fllad kurre me svjen medet aso ane

Deti gjere e gjate shtrihet ne ate hapesire

Hadesi derdellit zhargon iguane

Teksa ben apel shpirtrave te vdire.

Koha rrjedh ketej ne ekuivalence me enigmen

Enigma qe andej atin tend tash e ka thinjur

Vetem ne ate vetmi mund ta vendosesh maksimen

Per pritjen tone pa thelb dhe tartaret e pabindur.

Thelbi eshte sall dhimbje dhe ti ishe thelbi

Si cdo thelb kesisoj i ngjashem ne vazhdimesi

Qe velet pritjes boshe me pamje kah Erebi

Ende pritja pa e zhbere ne Antinjeri.

Ketej nder ne le keshtjellen si deshmi ngadhnjimi

Mbi pritjen Hadesin dhe Erebin mizor

Me lende vec nga lenda me shpirt vec nga shpirti

Dhe tashme rri shmang kalbezimit tokesor.

Enigma e nje portreti

Saimir Strati

Kur nisa portretin e Tan Celes e fillova nga pjesa me delikate dhe me e shprehshme syte. Dhe me vinte nder mend nje pyetje qe Zijait ia beja shpesh Si shpjegohet miku im qe ne syrin tend hyn nje drite dhe dalin dy prej andej Shkrimtari asnjehere sjepte pergjigje vetem buzeqeshte dhe me rrihte supet. E tamam kur punoja per syte e Tanit sikur gjeta aty dicka nga pergjigja Dashuria ka gjithmone nevoje per dy.

Dritanin e kam takuar vetem nje here ne veren e vitit 2003 kur kishte ardhur nga Italia me pushime. Ishte me Zijain. Ku di pse me ngjiti menjehere komunikimi midis tyre. Sa i vecante aq i deklaruar ne menyren me te sinqerte. Krejt pa dashje kam thene me vete Me cpo shoh ate e bir mund te merren vesh edhe ne distance.

Por ky mendim sishte i papritur. Ne te vertete deri atehere edhe Tani ashtu kishte ardhur tek une. Pa qene vete i pranishem kishte ardhur nepermjet Zijait. Shkrimtari me rrefente per te birin me nje te folme me falni qe po e quaj keshtu te folme piktorike.

Ka qene hera e pare qe e pashe Tanin ate vere biseda e pare dhe e fundit njekohesisht. Mbaj mend sjelljen e tij perendimore finesen me te cilen hyri ne bisede. Kisha para nje xhentelmen. I informuar per mozaiket e Italise por duke mbajtur rezerva qe te mos hiqej i gjitheditur pyeti nese kishte ne Shqiperi mozaike si ata te Romes dhe nese ajo tradite vazhdonte ne bote. Edhe pa shkembyer hollesi profesionale ndieja bagazhin e tij. Ai ishte nje perkthyes letersie me formim filologjik por puna me letrat dhe etja per kulture te pergjithshme e kishin kompletuar. Aty pashe edhe nje here ate shkelqim sysh thuajse te njejte me te syve te atit. Dhe ate cast sikur perparova ca drejt pergjigjes qe Zijai sma shqiptoi asnjehere per pyetjen time. Veshtire te mos e dinte. Por perse nuk e thoshte sdonte te ndihej ne zor Ma linte ta zbuloja vete..

Nderkaq vazhdoja me portretin. Por synoja nje trajtim sa me artistik. Sigurisht edhe cfare ishte e jashtme por sidomos cfare ishte e brendshme te Dritani. Une kisha imazhe perpara. Miku yne i perbashket Arian Leka ishte kujdesur heshturazi per kete. Dritani kishte mbyllur syte pak kohe me pare dhe ne njefare kuptimi une kisha detyre ta ringjallja ne te dyzetat e mortit. Pikerisht ate dite. Dicka si ne balade. Familja kishte shtruar nje dreke perkujtimore dhe une vajta atje i shoqeruar sapo nderrova petkat e punes. Thashe i shoqeruar se nuk shkova vetem shkova bashke me Tan Celen.

E dija qe kisha vendin e mikut ne familjen e shkrimtarit por te shkoje ne ate dreke edhe si artist... Se shpreh dot emocionin per ballafaqimin e pare me familjaret. E vecmas cdo te thoshte Zija Cela babai dhe shkrimtari Meqe isha me vonese ai kishte pasur merakun pse po mungoja. Me pikasi sapo hyja. Por ne te njejten kohe kishte arritur ta shihte portretin paksa ne profil dhe u shtang nga befasia. Mirepo sa shpejt me cliroi mua pastaj. E kundroi nje grime here me ato llambushkat qe iu ndezen ne fytyre pastaj e mori mozaikun ne duar. Sikur nuk ishte prekje por se percaktoj dot se cfare ishte perkedhelje intimitet komunikim O Zot keta merren vesh edhe ne distance me erdhi ne mend.. As dhe sot nuk e di cfare ishte. Ndersa po ua tregonte gjithe te pranishmeve u kthye nga une dhe me tha Po ky eshte Tani jo i fiksuar ne foto por Tani i gjalle eshte Tani i vertete.

Dua te rrefej dhe dicka. Teksa punoja portretin mbaja prane nje album me foto qe Tani i kishte bere ne natyre. E kishte pasion filmimin me kamera dhe fotografimin. Ne ate album me vinte ne mendime nje vecori e tij. Tani e fuste ne marredhenie gjithcka qe fotografonte. Madje edhe veten e tij me nje perspektive diku larg dicka te padukshme sic ka vepruar ne autoportretin e vetem qe ka lene. Ne ato foto shihja nje lule ne marredhenie me nje flutur liqenin me reflektimet e drureve kurse avionin qe fluturonte naten e kishte kapur ne marredhenien me henen. Thuhet rendom se nje foto eshte baras me pese mije fjale por fotot e Tanit sikur po thoshin me teper. Ato kishin dinamike dhe marredhenie dyshe si per te thene se sekush ne kete bote edhe nese ndihet vetem eshte ne levizje e kerkim te vazhdueshem.

A sduhej edhe une ta konceptoja te tille portretin e tij

Thashe se Tanin e kam takuar vetem nje here por kam filluar ta njoh shume kohe perpara. Besoj qe ne rinine e tij te hershme. Natyrisht nepermjet perkthimeve. Dino Buzzati-n une kam filluar ta dua nga Dritan Cela. Dhe per kete gjithnje e kisha falenderuar ne heshtje. Por ne perkthimet e tij tashme me bente trysni edhe ajo e vecanta ajo qe sme shqitej pjesa e dy dashurive. Dy dashuri per gjuhet shqipen dhe italishten. Dy dashuri per tekstin origjinalin dhe perkthimin. Dy dashuri humane per autorin dhe lexuesin. Sepse dhe kete kam degjuar ta pohojne shume te tjere ato nuk ishin perkthime mekanike por shpirterore. E ndoshta prandaj here pas here edhe ne sikur na del nga shpirti nje pyetje vetvetiu na vjen nder mend nderdyshja Valle cmund te bente Dritani me tej

Me tej... Tashme e kisha kryer portretin dhe kisha arritur te sfondi. Kisha perdorur te njejtin material me te cilin jane punuar edhe veprat e antikitetit mermer e granit. Dhe jo pa qellim isha nisur nga biseda qe kishim bere per mozaiket e lashtesise. Por atehere biseda skishte perfunduar e kishim lene qe ta vazhdonim here tjeter. Pra here tjeter me tej...Keshtu me erdhi sfondi nga domethenia e brendshme. Ajo veper nuk mund te mbyllej ne kater cepat. Sfondin e lashe te paplotesuar. E lashe ashtu per gjithcka qe Tani nuk pati kohe ta thoshte por dhe per gjithcka qe ende nuk eshte thene per Tanin. Dhe nuk kam droje ta pohoj iluzionin tim. Sa here qe dikush lexon perkthimet e tij dhe sa here e kujtojme Tanin me duket sikur sfondi vazhdon te plotesohet.

Por po kthehem perseri te fillimi te syri ku hyn nje drite dhe dalin dy prej tij. Megjithese ne pune e siper atehere ende si kisha shkuar deri ne fund enigmes. Teksa punoja me portretin doja sdoja une me shfaqej here pas here vegimi i Zijait. E perse e perse pyesja veten. Por tashme e kam pergjigjen nje pergjigje nga pervoja e paperseritshme qe me ra ta perjetoj. Tekefundit kam nje bindje tashti me dashurine e atit une munda te jap birin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›