Dy gazetaret e VOA: Jeta në SHBA, rrengu ndaj Bill Klintonit
Takimi me to është i pashmangshëm dhe i përditshëm. Ato shfaqen pothuaj në të gjitha ekranet shqiptare përmes Zërit të Amerikës (VOA). Keida Kostreci dhe Mirela Milori janë dy ndër figurat kryesore të këtij televizioni, të cilat kanë luftuar për ta pasur këtë punë, sepse ato dashurojnë profesionin e tyre. Keida Kostreci ka qenë e para shefe politike në gazetarinë pas ’90, e sot pjesë e ekranit që ka filluar transmetimet që prej vitit 1942 e që numëron rreth 120 milionë shikues në të gjithë botën.
Keida ju keni qenë ndër gazetaret më të mira femra në fundvitet ’90 ndërsa punonit te ‘Koha Jonë’. Sa e vështirë ka qenë puna atëherë, në krahasim me sot?
Së pari, më lejoni ta bëj të qartë se të gjitha mendimet e shprehura në këtë intervistë janë të miat personale dhe jo të Zërit të Amerikës. Po ashtu desha t’ju falënderoj për mundësinë që më jepni. Për sa i takon pyetjes tuaj, unë mund të fl as më shumë për punën atëherë pasi tani e ndjek punën e gazetarit në Shqipëri vetëm nga larg. Të qenurit gazetare e politikës në një kohë mbushur plot me ngjarje me rëndësi për vendin, ishte privilegj për mua dhe kisha fatin që punoja me disa nga gazetarët më të mirë në vend. Por sigurisht që ishte edhe e vështirë. Vështirësitë ishin ato normale të intensitetit, presionit për të gjetur lajmet më të mira dhe, për të plotësuar një afat që ishte i përditshëm. Shpesh, ngaqë ngjarjet kishin një shpejtësi marramendëse, shprehja të vraposh për të kapur lajmin nuk ishte e ekzagjeruar. Por vështirësitë ishin edhe të një lloji tjetër, që ishte pak më i nënkuptuar.
Gjithkush që punon në gazetarinë e përditshme e di sesa e fortë është konkurrenca, por edhe sa i ashpër mund të bëhet ambienti, që të paktën në atë kohë, ishte kryesisht mashkullor. Ishte e rëndësishme për mua që të shfaqja ambicien dhe dëshirën për profesionin, pa sakrifi kuar domosdoshmërisht natyrën time dhe pa u bërë pre e një stereotipi të krijuar për dikë që duhet të përballonte realitetin shpesh të papërpunuar politik. Unë kam respektin më të madh për kolegët e mi në atë kohë. “Koha Jonë” u bë si familja ime dhe më dha mundësinë që të bëhesha shefja e parë femër e politikës. Për sa i takon vështirësive të sotme, më duhet të fl as me rezerva sepse nuk jam vetë atje. Disa sfi da më duken të parashikueshme. Tregu i gazetarisë ndryshon me ditë sidomos nga zhvillimet teknologjike dhe kjo kërkon më shumë fleksibilitet. Disa të tjera kanë të bëjnë me mungesën e rregullave të përcaktuara qartë që mund t’i ekspozojnë gazetarët ndaj pasigurisë për një pozicion të qëndrueshëm.
Gazetare politike apo spikere lajmesh? Kush ju tërheq më shumë?
Unë nuk i shoh këto role të ndara me thikë nga njëri-tjetri. Të dhënit e lajmeve e shoh si një vazhdim të të qenit gazetare. Megjithatë kënaqësia ime më e madhe është kur rrëfej një histori, apo kur kam një ide dhe pastaj e ndërtoj pak nga pak. Nuk është e thënë të jetë politike. Si gazetare dhe redaktore tek Zëri i Amerikës, unë përgatis kronika nga çdo fushë dhe për çështje që janë të lidhura si me Ballkanin, ashtu edhe me Amerikën dhe botën. Po ashtu, kam një pasion të veçantë për historitë njerëzore dhe kureshtje për të gërmuar sa më thellë në sjelljet e njerëzve, dëshirat e tyre, në kontekstet historike, sociale, kulturore dhe politike që janë në thelb të marrëdhënieve mes grupeve të ndryshme të njerëzve dhe në themel të shumë prej ngjarjeve që ndodhin sot në botë dhe që u japin shtysë rrymave të ndryshme të mendimit dhe veprimit.
Si vendosët të shkonit në SHBA, dhe sa e vështirë ishte për ju fillimi?
Ne fituam atë që quhet shpesh lotaria amerikane dhe unë erdha në Shtetet e Bashkuara me bashkëshortin tim dhe djalin që në atë kohë ishte 9 muajsh. Vendimi ishte i thjeshtë, por kjo edhe për arsyen se në atë kohë kur fitoje një lotari, nuk diskutoje nëse do të shkoje apo jo. Pra mund të them që fillimi ishte i vështirë edhe për shkakun e lehtësisë së madhe me të cilën morëm vendimin për të ikur. Vështirësitë tona nuk kishin të bënin me anën praktike, por atë kulturore dhe psikologjike. Mënyra e funksionimit ishte shumë e ndryshme nga ç’ishim mësuar ne dhe, kur emigron në një fazë të jetës kur ikja është një zgjedhje dhe jo domosdoshmëri, edhe kërkesat janë më të larta. Muajt e parë ishin një përpjekje për t’u mësuar me faktin që ishim në një botë tjetër. Ritmi ishte ndryshe, distancat dukeshin pa fund. Shtoji kësaj dhe mallin dhe bëhej një përzierje e rrezikshme. Por kishte dy rrugë: Ose të jetonim me kokën prapa, ose të përpiqeshim ta kuptonim këtë botë të re ku u gjendëm. Ne zgjodhëm të dytën. Pak nga pak, Amerika nuk ishte edhe aq misterioze dhe nuk ishte më vetëm ajo çka kishim parë nëpër filma. Ndërsa njihnim komunitetin përreth, filluam të ndjekim lajmet, të mësoheshim me zgjidhjen e problemeve të përditshme. Nuk mund t’ia vë gishtin me siguri momentit kur e kapërceva atë kufi të padukshëm dhe thuajse misterioz që ndan të ndjerit krejtësisht i jashtëm, si peshk pa ujë, me të ndjerit si në shtëpinë tënde. Megjithëse të gjithë emigrantët janë të destinuar të mishërojnë një ekzistencë që mbart vendin që lënë pas dhe vendin ku jetojnë, mendoj se e kam arritur momentin që një ekzistencë e tillë është kthyer në një avantazh dhe jo pengesë.
Kur ju erdhi propozimi për VOA?
Nuk ishte propozim. Synimi im që para se të ikja nga Shqipëria ishte të filloja punë tek Zëri i Amerikës. Kur mbërritëm këtu, dhashë një provim që nuk siguronte vend pune, por ishte për rekrutim të kandidatëve të mundshëm. Më pas mu dha mundësia që të shkoja në Uashington për një intervistë dhe pata shansin që të pranohesha. Ishte me të vërtetë një ëndërr e kthyer në realitet.
Ju kemi parë në fotografi me djalin e vajzën. Është e vështirë të punosh gazetare e t’u përgjigjesh kërkesave të familjes?
Është sfidë në përgjithësi të jesh profesionist dhe t’u përgjigjesh kërkesave të familjes. Për gruan kjo sfidë është më e madhe. Nuk mund të jem 100 për qind e sigurt, por kam përshtypjen se nuk do t’ia bënit një gazetari mashkull një pyetje të tillë. Por fakti që e bëni, pasqyron edhe realitetin e përgjithshëm edhe një botëkuptim mbizotërues jo vetëm në vende si Shqipëria, por edhe Shtetet e Bashkuara. Kohët e fundit këtu në Amerikë, një ese e shkruar nga një eksperte e politikës së jashtme, që ishte deri vitin e kaluar Drejtore e Planifikimit të Politikave në Departamentin e Shtetit, Anne-Marie Slaughter, ka bërë bujë pikërisht sepse trajton këto sfida të balancimit të jetës profesionale dhe asaj familjare. Një nga problemet që ajo përshkruante ishte krijimi i stereotipave dhe paragjykimeve për nënat dhe kultura që ka mbizotëruar të paktën deri sot, që talenti dhe përkushtimi maten me orët e pafund në punë dhe me një strukture pune që nuk përputhet me thithjen e vërtetë të talentit dhe me mundësitë që krijon teknologjia. Ironia është që grave u duhet shpesh shumë më tepër përpjekje për ta provuar veten sepse luftojnë njëkohësisht për të zënë vendin që meritojnë, duke pasur mbi shpinë edhe barrën e luftës kundër stereotipave dhe kjo bëhet në një ambient ku shumica e drejtuesve ende janë meshkuj. Kjo është një panoramë e përgjithshme dhe këto janë sfida që prekin grupe të gjera të shoqërisë. Personalisht, unë kam qenë me fat sepse im shoq është një partner i plotë në familje dhe pa përkrahjen e tij do të kishte qenë e vështirë që të realizoja objektivat e mira si në karrierë ashtu edhe në familje. Po ashtu një ndihmë e madhe ka qenë mamaja ime sidomos pas lindjes së vajzës, fëmijës sime të dytë. Përveç kësaj, puna më ka dhënë mundësinë që të bëj diçka që dua pa sakrifikuar rolin më të rëndësishëm të jetës sime: Të qenit nënë.
Cili ka qenë momenti më i arrirë në karrierën tënde?
Për sa i takon kohës kur isha në Shqipëri, do të thosha se është momenti kur u bëra shefe politike tek “Koha Jonë”. Unë jam e vetëdijshme për faktin se të rifillosh jetën në një vend tjetër në një moshë pak a shumë të pjekur dhe të kesh mundësinë të ushtrosh një profesion që e dashuron, është një fat që për shumë arsye nuk e kanë të gjithë. Prandaj fillimi i punës tek Zëri i Amerikës dhe më pas konsolidimi i karrierës, janë pa dyshim pika të rëndësishme. Unë e shoh karrierën time si një vazhdimësi. Ka pasur momente shumë mbresëlënëse që për mua kanë qenë arritje sepse mund t’i kem realizuar nga pasioni i momentit, po aq sa edhe për atë që përfaqësonin, siç ka qenë rasti kur iu drejtova me një pyetje Bill Clintonit kur prezantonte librin e tij “Jeta ime” në Uashington. Gazetarëve u ishte kërkuar që të mos bënin pyetje sepse ishte aktivitet ku vetëm mund të bëheshin fotografi dhe të xhirohej me kamera. Megjithëse na paralajmëruan që do të na nxirrnin jashtë po ta shkelnim këtë rregull, adrenalina ishte më e forte se unë. Kur zoti Clinton ishte vetëm një metër larg, unë mendova me shpejtësi se cila duhet të ishte shprehja që do t’i tërhiqte vëmendjen. Pa e zgjatur shumë i thashë “Zoti Clinton, unë jam shqiptare”. Ai u afrua, iu përgjigj pyetjeve dhe më pas iu përgjigj edhe gazetarëve të tjerë. Sigurisht që nuk na nxorën jashtë. Në atë kohë nuk e dija, por më pas pasi lexova më shumë për Presidentët modernë të Amerikës, e kuptova që një pjesë e fatit tim ishte që ish-Presidenti Clinton ishte më i prirur sesa disa presidentë të tjerë që t’iu përgjigjej pyetjeve spontane. Një moment tjetër i paharrueshëm, ka qenë një intervistë me shkrimtarin e shquar Ismail Kadare, në kolegjin Bard në shtetin e Nju Jorkut. Ishte një privilegj i jashtëzakonshëm për mua. Ndërsa mësoja më shumë për Kosovën në vitet e punës tek Zëri i Amerikës, e konsideroj privilegj që kam dhënë një kontribut modest në mbulimin e ngjarjeve që i paraprinë pavarësisë dhe që pasuan atë, sigurisht nga pikëpamja e ekspertëve dhe zyrtarëve amerikanë kryesisht. Disa arritje nuk kanë të bëjnë me ekranin, ose raportimin e ngjarjeve, por me rritjen time profesionale në një drejtim pak të ndryshëm, siç ishte rasti i vitit të kaluar kur për gjysmë viti u rekrutova për të ndihmuar me planin strategjik të agjencisë tonë.
Gjatë transmetimit kujtoni ndonjë rast që ju ka bërë për të qeshur?
Nuk mbaj se për çfarë tamam, por e di që ka pasur momente kur me mezi e kam mbajtur të qeshurin. Për fat nuk më ka qëlluar që të mos jem në gjendje ta përmbaj veten.
Po momenti që jeni vënë në vështirësi më shumë apo që jeni ndjerë keq?
Ka pasur momente që kam pasur shumë emocione kur kam dhënë lajmet. Por edhe sot pas shumë vjetësh si gazetare, ajo që më trishton më shumë është kur dikush i jep lirinë vetes të spekulojë për motivet e mia për ndonjë intervistë apo raportim. Është e pashmangshme ndoshta, por gjithsesi është shqetësuese.
Mirela Milori, figura kryesore e lajmeve në Klan para shumë vitesh, sot pjesë e Zërit të Amerikës, ndjehet e përmalluar me Shqipërinë, sidomos me atë kafenë e mëngjesit e cila i sillet ndër mend sa herë shkon në punë në Uashington. Nëna e një djali 6-vjeçar, Milori tregon eksperiencën e vet në VOA dhe momentet më të vështira gjatë transmetimit të lajmeve.
Ju ishit ikonë e lajmeve në TV-Klan e papritmas u tha se shkuat në SHBA, pse erdhi ky vendim? Largimi për në SHBA ishte vendim personal.
Si është jeta e Mirela Milorit në SHBA?
Jeta e zakonshme e dikujt që punon dhe që jeton të përditshmen amerikane.
Sërish ju kemi prezent në shtëpitë tona përmes VOA, cili është ndryshimi mes tij e televizioneve shqiptare?
Platforma dhe parimi bazë i televizionit është i njëjtë në të dyja ekranet. Televizionet shqiptare janë në standarde bashkëkohore për sa i përket teknologjisë dhe programacionit. Por mendoj se VOA është një ekran i cili e bën diferencën përmes paanshmërisë, informacionit të saktë e të pavarur që përcjell tek shikuesi.
Për çfarë ju merr më shumë malli nga jeta që bënit në Shqipëri?
Mbas kaq vitesh në Shtetet e Bashkuara e kap veten që më merr malli edhe për detaje apo momente të vogla të jetës sime në Shqipëri…! Për shembull, kafeja e parë e ditës në një bar të Tiranës më rrotullohet çdo mëngjes në mëndje në Uashington kur nisem për në punë.
Cili ka qenë momenti më i keq gjatë një transmetimi televiziv në VOA dhe në Klan?
Nuk ka momente të këqija, mendoj se ka momente të vështira…! Kam kaluar në transmetim tek Klani 14 shtatorin e vitit 1998, ndërsa tek Zëri i Amerikës 21 janarin e vitit 2011. Këto dy momente janë ndër transmetimet më të vështira si gazetare të cilat mund të shkëpus nga transmetimet dhe puna ime.
Po momenti që ju është dukur më për të qeshur?
Nuk mbaj mend ndonjë moment të veçantë.
Sikur të merrnit një kontratë të majme në Shqipëri do të riktheheshit?
Rikthimi im në Shqipëri nuk lidhet me çmimin e ofertës që mund të kem! Nuk orientohem nga paga në një ofertë pune! Klima e mirë në ekip dhe profesionalizmi janë dy elementët thelbësorë kur mendoj për ofertat e punës. Paga vjen mbas tyre.
Si i keni raportet me djalin tuaj, a flet shqip?
Raportet me djalin janë raporte shumë speciale dhe të veçanta. Djali im është 6 vjeç, ai komunikon shqip me mua dhe pavarësisht se anglishtja është gjuha e tij e parë, gjuha shqipe, traditat dhe kultura shqiptare janë të pranishme në çdo moment në jetën e tij.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)