E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dy gjeneralë për Obamën

Presidenti i SHBA-ve Barack Obama ka trashëguar tre luftëra. Në vitin 2002 pati dalë kundër asaj në Irak, e konsideruar si e panevojshme, shumë e kushtueshme nga ana ekonomike dhe ushtarake, sidomos kundërprodhuese për luftën e dytë, atë në Afganistan, që ishte gjykuar si e ligjshme sepse nga aty ishin nisur sulmet drejt SHBA-ve. E treta është lufta globale kundër Al Kaedës. Nuk janë konflikte të pavarura por kërkojnë avitje të ndryshme, dhe janë sfidat më të mëdha të Obamës.Lufta në Irak ishte në zgjidhje e sipër kur erdhi në Pushtet. Pas një represioni të paprinciptë të sunitëve në favor të shitëve, që solli një rezistencë të egër të su’unitëve dhe të një rritje të Al Kaedës në një vend ku më parë ishte pothuajse inekzistente, nga 2007 një linje e re solli situatë të re. ndryshimi erdhi si pasojë e njohjes së forcës së sunitëve duke i armatosur dhe paguar milicinë tribale, duke evituar kështu që Shitët të përdornin pushtetin qendror për të shtypur dhe bërë hesapet e vjetra, dhe duke izoluar Al Kaedën. Kështu ka qenë e mundur gradualisht stabilizimi i një vendi, falë shtimi substancial të trupave amerikanë. Periudha Petraeus/ Politika e zgjuar e kundër kryengritësve është elaboruar nga Gjenerali David Petraeus, 58 vjeç, që mori komandën në Irak në pranverën e 2007. David Petraeus i përket asaj gjenerate që janë kalitur duke studiuar leksionin e luftës në Vietnam. Ushtarakët e gjeneratës së tij janë një shkallë më të madhe edukimi dhe përdorin kompetencat e tyre për të vendosur forcën në shërbim të objektivave politikë dhe socialë. Petraeus ka mbaruar një doktoraturë në marrëdhëniet ndërkombëtare në universitetin e Princeton me një tezë mbi raportet midis civilëve dhe ushtarakëve gjatë luftës në Irak. Ka  dhënë mësim në Akademinë Ushtarake dhe ka shkruar një doracak mbi “kundër kryengritjeve” në të cilët i jepet përparësi raporteve me popullatën civile, duke vënë në plan të parë rindërtimin e vendit dhe ri-dhënien e pushtetit drejtuesve lokalë.Fraza i tij më e famshme është “paratë janë municione”. Nuk janë vetëm fjalë. Ka prurë paqe në qytetin e vështirë të Mosulit në fillim të luftës duke luftuar korrupsionin e policisë dhe duke respektuar autoritet kurde. Kur mori detyrën në Irak u rrethuan nga njerëzit e tij të besuar suksesi i ardhur në më pak se një vit solli shumë prestigj në sytë e opinioni publik. Revista të mëdha si “Time, Newsweek dhe Prospect e kanë përkufizuar si një “intelektualët publik” më të rëndësishëm, dhe Foreign Policy e ka future në listën e një qind “mendimtarëve të globit”. Në 2009 është rritur në detyrë duke marrë postin e shefit të komandës në Lindjen e Mesme CENTCOM, për të prurë paqe në Afganistan.Këtu ka vendosur një nga njerëzi e tij më të besuar, Gjeneralit Stanley McCrystal, pak më i ri se ai, një laureat brilant në akademinë Ushtarake dhe ka studiuar në Universitetin e Harvard dhe Georgetoën.. Por McCrystal ka një profil më operativ, si komandant i forcave special në Gjirin Persik dhe Irak. Mishëron një strategji të re të marrjes së informacioneve precize dhe duke përdorur komando dhe avionë “dronë” pa pilot për të eliminuar liderët guerilierë. Ka qenë ai që ka kapur Sadam Hyssein dhe kanë qenë njerëzit e tij që kanë eliminuar Al Zarqawi, lideri karizmatik i Al kaedës në Irak. Por mbi McCrystal peshon dhe hija e torturave të ndodhura në kampin e Nara, në Irak, nga forca e tij ndërhyrëse 6/26. Tani kanë një mision të dyfishtë: të ribëjë në Afganistan atë që ka funksionuar në Irak dhe të eliminojë Bin Laden e Al Zawahiri. Deri më tani ka eliminuar liderin taleban Pakistan Mehsud. Por talebanë nuk janë milicë sunite: janë një lëvizje fetare politike që i ka rrënjët në tribunë pashtun që ndodhen midis rajonit të Kandaharit, Helmand dhe Pakistanit. Qeveria Karzai nuk mund të mbahet në këmbë pa aleancën e zotërinjve të luftës, që kontrollojnë disa province dhe I shiten tyre që ofrojnë më shumë,dhe talebanëve.Një qeveri të stabilizuar/Obama nuk kërkon më të reformojë Afganistanin, do vetëm një qeveri të qëndrueshme që mund ë izolojë Al Kaedën. Në këtë moment ka përfituar nga rasti McCrystal që ka kërkuar 40 mijë trupa, duke stabilizuar urdhrave tëreja që mbrojnë civilët nga bombardimet. Duke i dhënë shtypit disa kërkesa të nevojshme ka treguar pak disiplinë, por Obama nuk ka kohë të hapi një front të katërt me ushtarakët e tij. Të vetëdijshëm për situatën, disa ushtarakë janë të vendosur të mos e humbin këtë luftë siç u humb ajo në Vietnam, edhe pse tani kërkojnë më shumë një fitore politike sesa një ushtarake. Dhe jo vetëm në Afganistan, por edhe në Amerikë. Republikanë duan të bindin David Petraeus të jetë kandidati tyre për presidencën e vitit 2012. Gjenerali ka deklaruar se nuk ka ambicie politike, por siç është pa liderë partia republikane mund të ishte një alternativë shumë popullore. Obama i respekton Gjeneralët e tij sepse njeh profesionalizim e tyre dhe e di se zgjidhja për të dalë nga kosherja e botës islamike qëndron në këtë kombinim të politikës, spiunazhit dhe përdorimit selektiv të forcës. Por di edhe se gjeneralët e tij po imponojnë një linjë politike....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›