E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e trefishtë në Devoll, shpërblim për informacionet rreth autorit

DEVOLL-Vrasja e trefishtë në Vidohovë të Devollit, në rrethin e Korcës ka intensifikuar tentativat e policisë për kapjen e autorit të vrasjes. Drejtoria e Policisë së Qarkut Korcë ka vënë në dispozicion 30 mijë euro për cdo informacion të vlefshëm rreth vendodhjes së Besim Karajt që ekzekutoi me armë në datë 29 Janar të këtij viti tre vellezërit, Xhiljan Mulliri, Taulant Mulliri dhe Etlevan Mulliri. Policia bën me dije se kontakti do të behet me numrat e telefonit 0694110364 dhe 0694106891. Nga hetimet paraprake rezultoi se Karaj kishte konflikt me njërin prej vëllezërve Mulliri, konkretisht me Taulantin, pas një lidhje të fshehtë që ky kishte patur me gruan e Besimit. Babai i viktimave akuzoi se vrasja ishte paramenduar sepse djemtë e tij ishin ndjerë përherë të kërcënuar nga Besim Karaj. Pas vrasjes Besim Karaj u largua menjëherë nga vendngjarja ndërsa policia përhapi kërkimet matanë kufijve, në shtetin grek pasi dyshon se autori mund të jetë fshehur tek familjarët e tij që punojnë e jetojnë prej vitesh në Greqi. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›