E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy gjimnaze, maturantët me diplomë italiane

Maturantët e gjimnazit "Qemal Stafa" në Tiranë, "28 nëntori" në Shkodër dhe "Themistokli Gërmenji" në Korçë, do të marrin për herë të parë diploma të certifikuar nga autoritetet italiane. Perveç gjimnazeve jane edhe 3 shkolla 9-vjeçare ne vend  qe përfshihen në sitemin bilingual.

Nga ana e saj, Ambasada italiane ka asistuar në tekse të mësimit të gjuhës italiane nga marrëveshja e firmosur midis këtij autoriteti dhe Ministrisë së Arsimit. Myqerem Tafaj tha se seksionet dy- gjuhësore për shkollat janë të nevojshme, për shkak se shumë nxënës nga Shqipëria studiojnë në universitetet italiane.
 

Nga ana e tij, nënshkruesi i kësaj marreveshje, ambasadori Italian Saba D`alia tha se 20.000 shqiptarë studiojnë në universitet italiane, çka do të thotë se studentët nga Shqipëria janë më të shumtët në numër se ata nga shtetet e tjera. Dalia tha se për shkak të krediteve, në universitetet italiane do përfshihen edhe lëndë me zgjedhje mbi gjuhën dhe qytetërimin shqiptar.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›