E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushon nga Hollywoodi?

Nga Express më 07 korrik 2011 në ora 13:47

Jennifer Aniston do të shkojë për pushime, por jo një muaj, por 12 muaj!

Sipas revistës amerikane, “Us Weekly”, aktorja do të marrë një vit pushim nga Hollywoodi për t’u fokusuar për lidhjen e saj të re me Justin Therouxin.

“Jen do të marrë një vit pushim me të dashurin e saj dhe synon që të kënaqet”, tha një burim.

Aniston ka punuar shumë viteve të fundit dhe tani planifikon që të pushojë për një kohë duke u larguar nga filmi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›